Bota+Të funditTeknologji

Bum në lindje të Hungarisë: Audi dhe Mercedes; Tani edhe BMW?

Audi dhe Mercedes prodhojnë prej vitesh në Hungari. Edhe BMW po investon miliarda për një fabrikë prodhimi në qytetin hungarez Debrecin. Ndësa kryeministri hungarez vazhdimisht kritikohet për politikën anti-europiane

    
Punimet për ndërtimin e një fabrike të re të MB-së në qytetin lindor të Hungarisë Debrecin do të fillojnë pas një viti. Se kur të nisë nga puna kjo fabrikë, është ende e hapur, tha një zëdhënës. “Vendimi për një fabrikë të re nxjerr në pah perspektivën e zhvillimit mbarëbotëror të BMW Group”, tha shefi i kryesisë Harald Krüger. “Pas investimeve të mëdha në Kinë, Meksikë dhe SHBA në tani forcojmë zonat e prodhimit në Europë e me këtë krijojmë balancën globale të prodhimit tonë mes Azisë, Amerikës dhe Europës.” Në Gjermani BMW vetëm sivjet ka investuar mbi një miliardë Euro, për të modernizuar fabrikat dhe për të përgatitur elektromobilitetin. Çdo vit në Hungari parashikohet të nxirren 150.000 makina BMW nga prodhimi.

BMW thekson, se investimi në Hungari ka thjeshtë arsye ekonomike. Kjo pavarësisht, se kryeministri i djathtë nacionalist Viktor Orban i kundërvihet BE-së dhe demokracisë. Deri më tani nuk ka trazuar as fakti që Audi dhe Mercedes prodhojnë me fabrika të mëdha dhe vazhodjnë të investojnë në Hungari. Edhe BMW-së nuk e shqetësojnë deklarimet anti-europiane të qeverisë.

Fabrika e re e BMW-së do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 400 hektarësh direkt pranë autostradës drejt Budapestit. Prodhuesi gjerman i pjesëve të këmbimit Schäffler është vendosur përpara më shumë se 20 vjetësh në qytetin Debrecin. Atëherë u zgjodh ky si vend prodhimi për shkak të pagave të ulëta. Por si qendron puna sot? Drejtori ekzekutiv i Schäfler, Peter Szabo shpjegon: “Jo për shkak të pagave të ulëta. Por këtu njerëzit kanë njohuri të mira profesionale dhe produktet tona janë të teknologjizuara. Avantazhi më i madh është, që ne kemi personel mjaft të mirë këtu.”

Kryebashkiaku Laszlo Papp është krenar për vendosjen këtu të fabrikës së re nga prodhuesi gjerman i automobilëve. Kjo sipërmarrje do të investojë këtu 40 milionë Euro.

“Jo oazë tatimesh, por punonjës të kualifikuar mirë”

Shoku i partisë së tij, kryeministri Viktor Orban kritikohet për politikën e tij anti-europiane. Por kjo për investitorët duket se nuk ka rëndësi. Ndërsa Lazslo Papp thekson, se qyteti dhe rajoni kanë mjaft potencial. “Unë nuk besoj, që investitorët vijnë dhe shohin papunësinë, por ato vijnë, sepse ne kemi në universitetin tonë 74.000 studentë.

Ata kanë pra pikërisht atë për çfarë kanë nevojë ndërmarrjet gjermane, forca të mirë kualifikuara pune. Por BMW has në kritikën e opozitës në parlamentin e qytetit. Ajo i konsideron investimet në vlerën e një miliardë Eurove si jo sa duhet transparente. Matyas Murguly,nga partia ekologjiste në Debrecin thotë, se “ne nuk e dimë nëse ata do të paguajnë më pak taksa. Nënuk dimë asnjë detaj të këtij investimi. Qeveria jonë dhe këto ndërmarrje të mëdha si BMW e mbajnë gjithçka të fshehtë.

Ne pyesim, se si ka shkuar puna me firmën Schäfler, Ajo sapo ka investuar 50 milionë Euro për një repart të ri. BE-ja nuk jep para për të të tilla projekte të mëdha, siguron menaxheri i Schäfler, Peter Szabo: “Jo këtu nuk kemi të bëjmë  me një oazë tatimesh. Ne marrim vetëm subvencionin shtetëror. Këto janë 15% të volumit të përgjithshëm të investimit.

Për ta bërë edhe më terheqës Debrecinin si zonë prodhimi, qeveria hungareze investon për një shkollë të re profesionale të arsimti të lartë. Kjo shkollë duhet të nxjerrë nga bankat e saj pikërisht punonjësit e specializuar, për të cilët kanë nevojë këto fabrika./DW

 

Fraksion.com