AktualitetTë fundit

Berlini reagon për ngjarjet në Chemnitz

A ka një dimension të ri të ksenofobisë dhe dhunës së djathtë në Gjermani? Si mund të përsëritej një natë me trazira në Chemnitz? Reagimet politike nga Berlini.

Kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel të martën (29.08) pas pas një nate të përsëritur me trazira dhe nxitje të ksenofobise nga ekstremistët e djathtë në Chemnitz priti në Berlin kryeministrin kroat Plenkovic. Por në konferencën e përbashkët të shtypit atë menjëherë e konfrotnuan me ngjarjet tronditëse në Saksoni. Pos vallë diçka po devijon në Gjermani? “Ne kemi regjistrime në video, që ka pasur nxitje, grumbullime të qëllimshme dhe urrejtje. Këto s’kanë të bëjnë me shtetin tonë ligjor. Këtë më duhet ta theksoj edhe një herë.”

Më parë kishte reaguar si i pari politikan nga radhët e qeverisë edhe ministri i Jashtëm socialdemokrat Heiko Maas, i cili e mori fjalën pas natës së dytë me trazira në Chemnitz. Ai theksoi dimensionin e ngjarjeve përtej saksonisë: “Ne duhettë bëjmë ç’është e mundur për të mbrojtur dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe lirinë, jo vetëm në Chemnitz, por në mbarë botën”, deklaroi Maas. Nga dhuna esktremiste e djathtë rrezikohen solidariteti në shoqëri.

“Shteti ligjor duhet të funksionojë!”, u shpreh ministrja socialdemokrate e Drejtësisë Katharina Barley, duke nënvizuar, se nuk duhet të ketë skena përndjekje. Por si? Policia në Chemnitz ishte e pranishme n ëvendngjarje, sipas të dhënave të veta në ditën e parë e mirëpërgatitur për gjtihçka. Por të nesërmen iu desh të pranojë, se gjendja ishte vlerësuar gabimisht. Apeli i ministres së Drejtësisë Katharina Barley në intervistën me gazetën “Handelsblatt” tingëllon si i pashpresë:  Eshtë “një parim themelor i shtetit të së drejtës, që e drejta duhet të funksionojë.”

Deutschland Demonstration der rechten Szene in Chemnitz (picture-alliance/dpa/J. Woitas)

Sipas saj, “nuk duhet të krijohet përshtypja se ka hapësira dhe vende, në të cilat nuk ndodh kështu”. Në rastin konkret Barley konsideron se për këtë janë të detyruara të veprojnë autoirtetet e Saksonisë. Aktet penale duhet të përndiqen me konseguencë: “skena të përndjekjes dhe vetëgjyqësis ënuk duhet të përsëriten kurrë më në Gjermani”.

Sindikata e policisë: “Mungesat në personel në polici favorizojnë vetëgjyqësinë”

E pra edhe kjo ka ndodhur. Oliver Malchow, kryetar i sindikatës së policisë (GdP), e vuri gishtin në plagë, kur nxori në pah mungesat që ka policia në personel. Për gazetën “Neuen Osnabrücker Zeitung” ai tha, se shteti është për të mbrojtur qytetarët. “Nëse në sytë e shumë qytetarëve shteti nuk është më në gjendja ta përmbushë këtë detyrim, ekziston rreziku, që qytetarët ta marrin vet në dorë dhe të krijojnë mbrojtjen qytetare dhe vetëgjyqësinë.”

Të gjitha këto opozita i kritikon, por në shënjestër vë ministrin e Brendshëm kristiansocial Horst Seehofer. Faktikisht der tani Seehofer ka thënë shumë pak lidhur me ngjarjet në Chemnitz. Eksperti për politikën e brendëshme i partisë ekologjiste, Konstantin von Notz, e quajti si “skandaloze”, që Seehofer “prej ditësh heshti lidhur me ngjarjet në Chemnitz.”

Për liberalët u shpreh ngjashëm deputeti Konstantin Kuhle: “Si ministër i Brendshëm është detyra e Seehoferit që të nxjerrë konkluzionet prej trazirave në Chemnitz.” Seehofer në mesditë deklaroi, se e dënon dhunën në Chemnitz. Policia në saksoni është në një pozitë të vështirë. zei in Sachsen sei in einer schëierigen Situation. “Për aq sa mund të kërkohet prej saj, federata është e gatshme të jetë në dispozicion me masa mbështetëse.”

Deutschland, Chemnitz: Mord an Daniel H. Der Tag danach (DW/B. Knight)

Shkaku i trazirave të dhunshme në fundjavë në Chemnitz u bë vrasja e një të riu me sa duket prej azilkërkuesve. Kryeministri i Saksonisë, kristiandemokrati Michael Kretschmer, qeveria e të cilit është kritikuar vazhdimisht, se i ka minimizuar përmasat e ekstremizmit të djathtë në Saksoni, u shpreh qartazi: “Eshtë një akt i tmerrshëm, na prek të gjithëve, por ajo që ndodhi më pas në kuriz të viktimës, është e pështirë. Nëse sulmohen njerëz me pamje të huaj, kjo është e neveritshme.” Më tej ai theksoi:  “Shteti ka monopolin e pushtetit dhe ne nuk lejojmë të na e heqin këtë nga dora.” Ekstremistët e djathtë, që natën duke gdhirë dita e martë kanë përdorur përshëndetjen hitleriane, njihen prej policisë dhe do të përndiqen./DW

 

Fraksion.com