AktualitetTë fundit

Audiopërgjimi Biba-Bianku: Prokuroria nis menjëherë hetimet

Pak orë pas publikimit të audiopërgjimit, Prokuroria ka nisur hetimet për bisedën mes Denar Bibës dhe gjyqtarit shqiptar të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku.

Në regjistrim, Biba shprehet se atë e ka dërguar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, për t’i kërkuar Biankut të ndihmojë qeverinë, duke nënkuptuar se ndihma do shpërblehet, kurse e kundërta do ta lërë Biankun pa hapësirë ne sistemin e drejtësisë se vendit pas mbarimit të mandatit në Strasburg.

Pak orë pasi lajmi u bë viral, ish-kreu i KQZ ka reaguar duke pranuar bisedën por duke dhënë një tjetër version të saj.

Në bisedë Biba dëgjohet që të shantazhojë Biankun në emër të krahur të djathtë të Edi Ramës, Engjëll Agaçit.

Por e vërteta për ish-kreun e KQZ-së nuk është kështu, pasi ai pretendon se audio është manipuluar.

“Mikun tim Ledi Bianku e kam takuar, nuk ka nevojë që të bëni detektivin.

Metafora për trenin që dëgjohet në bisedë është përdorur në një kontekst tjetër.

Sakrifica e përfolur nuk ka lidhje me Biankun po me mua. Ai ishte në dijeni të aspiratave të mija për në Gjykatën Kushtetuese dhe më pyeti se pranova një post që nuk më pëlqente.

Mjafton të dëgjoni bisedën e plotë dhe do ta kuptoni. Po të dalë e gjithë biseda e pamanipuluar atëherë do të kuptoni që është një bashkëbisedim mes shokësh”, është shprehur Biba.

 

Fraksion.com