Video: Mbërritja e delegacioneve në Samitin Informal të Liderëve të Ballkanit Perëndimor
Kryeministrat e rajonit mbërritën sot në Durrës, ku do të zhvillohet takimi informal me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”.
Në këtë takim është i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Delegacionet mbërritën në Durrës rreth orës 09.40, ku u pritën nga Kryeministri Edi Rama.
Pas fotos familjare nisi sesioni i Samitit.
Në orën 12.15 pritet konferenca e përbashkët për shtyp.