AktualitetBota+Të fundit

Skandal në Paraguai: Hajdutët vjedhin 42 armë të policisë; I zëvendësojnë me lodra

Disa hajdutë në Paraguai kanë vjedhur pushkët e armatimit të policisë dhe i kanë zëvendësuar ato me kopje prej druri dhe plastike.

Në total janë vjedhur rreth 42 pushkë.

Gjatë një inspektimi zyrtarët zbuluan se pushkët FN FAL ishin zëvendësuar me kopje prej druri dhe plastike.

Inspektimi u urdhërua pasi armët filluan të shfaqeshin një vit më parë në tregun e zi, dhe çmimi i tyre shkonte deri në 10.000 dollarë.

Pushkët ishin vendosur në depo por ishin në gjendje pune. Disa prej tyre mendohet se kanë përfunduar në Argjentinë ndërsa të tjerë besohet të jenë kontrabanduar në Brazil.

Brazli prej shumë kohësh është shprehur se shumë prej armëve të paligjshme të konfiskuara janë kontrabanduar në vend nga Paraguai.

Mediat paraguaiane publikuan fotot e kopjeve dhe e quajtën “skandalin më të turpshëm” në historinë e forcës policore të vendit.

Ata ishin marrë në një uzinë armësh në qytetin Capiata, ndërsa forca policore i zëvendësonte ato me modele më të reja.

Kur filloi shitja e pushkëve në tregun e zi, ushtria urdhëroi një hetim. Ata u kontrolluan në arsenalin e armëve të policisë dhe u zbuluan pushkët lodra.

Zyrtari i policisë në krye të armatimit është zëvendësuar, por deri më tani nuk janë bërë arrestime.

 

Fraksion.com