PD, Salanji: Ja leja minerare për Edmond Begon; Janë përfshirë edhe ministrat e Edi Ramë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka paraqitur sot në një deklaratë për shtyp dokumenta sipas të cilave zgjerojë skandalin e përfitimeve prej miliona eurosh të një trafikanti biznesmen, Edmond Begos.
Sipas Salianjit këtë Bego e ka bërë falë miqësisë së tij me kreun e Grupit të PS, Taulant Ballën.
“Edmond Bego, miku trafikant droge me 5 emra i Taulant Ballës, nuk ka përfituar vetëm para publike në kundërshtim me ligjin – 10 milionë euro dhe 6.4 miliardë lekë në 7 muajt e fundit, por ka përfituar edhe pasuri publike,” tha Salianji.
Fjala e Salanjit:
Edmond Bego, miku trafikant droge me 5 emra i Taulant Ballës, nuk ka përfituar vetëm para publike në kundërshtim me ligjin – 10 milionë euro dhe 6.4 miliardë lekë në 7 muajt e fundit, por ka përfituar edhe pasuri publike.
Për shumëfishimin e pasurisë së mikut trafikant droge të Taulant Ballës janë përfshirë edhe ministrat e Edi Ramës.
Damian Gjiknuri, 3 vjet më parë, atëherë kur trafikanti i drogës Bega dhe politikani Balla u bënë miq familjarë, ka firmosur leje minerare pa garë për Edmond Begon.
Leja minerare është dhënë në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan, njësoj si shumica e punëve të tjera publike.
Sipas lejes që ka firmosur Damian Gjiknuri, miku trafikant droge i Taulant Ballës, ka të drejtë të shfrytëzojë për 25 vjet pasuritë natyrore në interes të biznesit të tij të ndërtimit, i cili duhet të ishte tani nën sekuestro nga prokuroria.
Prokuroria sërish hesht dhe bën të njëjtën lojë si në rastin e Agron Xhafës.
Njoftoi jozyrtarisht se ka nisur verifikim pasuror, po jo hetim, siç ia kërkon ligji, me shpresën se gjithçka do të harrohet, kur shërbëtorët e mafias dhe të krimit në pushtet të mbyllin dosjen.
Taulant Balla hesht, edhe Edi Rama hesht, që të mbulojnë me harresë përfitimet skandaloze dhe të paligjshme të trafikantit të drogës, pasi ai u bë mik familje me Taulant Ballën dhe që tani implikojnë edhe ministrin Damian Gjiknuri.
Njësoj si për lejen minerare të firmosur nga Damian Gjiknuri, PD ka sjellë fakte dhe dokumenta që provojnë se miku trafikant i Taulant Ballës e ka shumëfishuar pasurinë duke shkelur ligjin për prokurimin publik.
Ligji skualifikon nga gara çdo ofertues, të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale, si Edmond Bego.
Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën per te provuar nëse ai ka qenë sekseri mes qeverisë dhe mikut trafikant, si dhe për këdo që ka shkelur ligjin duke i dhënë anëtarit të bandës kriminale të Lushnjës miliona euro punë publike dhe leje për shfrytëzim të pasurisë publike.
Për pasuritë e trafikantëve si Bega dhe politikanëve si Balla e Gjiknuri, drejtësia mund të vonojë, por me ligjin tonë antimafia, do të bëjmë që drejtësia të mos harrojë.
Fraksion.com