Presidenti afgan refuzon dorëheqjet e zyrtarëve të lartë
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani ka refuzuar dorëheqjet e ministrit të Brendshëm, atij të Mbrojtjes dhe drejtorit të shërbimit inteligjent.
Në një deklaratë nga Zyra e presidentit të Afganistanit thuhet se dorëheqjet janë akt i papranueshëm në një periudhë kur vendi ballafaqohet me sfida dhe probleme të mëdha të sigurisë.
Mbrëmë nga detyra u tërhoq Mohammed Hannef Atmar, këshilltari i presidentit afgan për sigurinë kombëtare.
Atmar ishte i njohur si bashkëpunëtori më i afërt i Ghani-t dhe njeriu i dytë më i fuqishëm në Afganistan.
Në vend të tij me shpejtësi u emërua Hamdullah Mohib, ambasadori i deritashëm në SHBA, por dorëheqja e Atmarit është treguesi më i qartë për mosmarrveshjet brenda qeverisë afgane.
Afganistani po përballet me përleshje në rritje me lëvizjen talebane, militantët e së cilës kohët e fundit morën qytetin Ghazni dhe një numër pikash ushtarake dhe policore në mbarë vendin./AA
Fraksion.com