Mbrrin në Norvegji ngarkesa e parë e pajisjeve ushtarake për Stërvitjen Trident Juncture 2018
Automjetet dhe pajisjet për stërvitjen më të madhe ushtarake të NATO-s, të zhvilluar në vitet e fundit, kanë ardhur nga Italia në Norvegji këtë javë. Ky është grupi i parë i pajisjeve që mbërrijnë për stërvitjen, e cila do të zhvillohet në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit.
Pajisjet i takojnë brigadës së blinduar italiane Ariete. Forcat e Armatosura italiane do të marrin pjesë në Trident Juncture 2018 me rreth 1,200 trupa, duke e bërë Italinë një nga kontribuesit kryesorë në stërvitje.
Sjellja e më shumë se 40,000 trupave dhe pajisjeve nga më shumë se 30 vende për stërvitjen Trident Junction do të jetë një ndërmarrje e madhe logjistike, e udhëhequr nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.
Rreth 130 specialistë logistike po punojnë në përcaktimin e rrugëve më të mira ajrore, tokësore dhe detare për vendosjen dhe lehtësimin e vendosjeve.
Fraksion.com