Luigi Di Maio: Shqipëria shuplakë shteteve që e fundosën Europën
Zëvendës-Kryeministri italian Luigi Di Maio, është shprehur se “Shqipëria është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Euroipon”. Deklaratën e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Një ditë më parë, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, bëri me dije se Shqipëria do të marrë 20 nga refugjatët e bllokuar në Catania.
“Pas katër ditësh arritëm të gjenin solidaritetin dhe mbështetjen e shteteve si Shqipëria që kanë hapur procesin për të qenë pjesë e BE-së.
Por, për mua është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Europën. Dhe i dha një shuplakë morale e politike këtyre europianëve të respektuar që thonë se duhet të ndihmojmë emigrantët, duhet të ndihmojmë Itali e pastaj na mbyllin dyert në fytyrë”, shprehet Di Maio.
Ai i njeh meritat dhe Iralndës për ndihmën në marrjen e disa prej emigrantëve në anijen e bllokuar nga roja bregdetare italiane, si dhe dhe Kishës, që siç shprehet, “na ka ndihmuar në këto situata”.
Emigrantët janë bllokuar në portin siçilian në Catania në anijen Dicitoi që nga e hëna, pasi qeveria italiane nuk po i lejon të zbarkojnë, pa marrë premtime nga vendet e Bashkimit Evropian se do të marrin disa prej tyre.
Emigracioni është një çështje e nxehtë në Itali, ku qindra mijëra njerëz kanë mbërritur që nga viti 2013, për t’i shpëtuar luftës, persekutimit dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.
Në bazë të rregullave të BE-së, njerëzit duhet të aplikojnë për azil në vendin e parë që mbërrijnë. Por, qeveria italiane i ka ndaluar gjithnjë e më shumë anijet që të ankorohen në portet e saj.
Fraksion.com