Deputetja socialiste e apasionuar pas sporteve ekstreme, kajak në lumin Shkumbin
Për herë të parë në lumin Shkumbin po organizohen guida me kajak dhe kanoe.
Është një iniciativë që synon të promovojë turizmin përgjatë rrugës Egnatia dhe një iniciativë që në fakt ka zgjuar interes që në ditët e para të saj. Janë të shumtë ata që dëshirojnë të provojnë pak adrenalinë në lumin Shkumbin.
“Unë merrem me alpinizëm prej vitesh, por emocioni që më ka dhënë kanoa në Shkumbin nuk e kisha provuar kurrë”, thotë vajza.
Grupi u ndal tek Ura e Kamarës, ura më shumë se 400-vjeçare, e cila dikur ishte një degëzim i rëndësishëm i rrugës Egnatia.
“Sot së bashku me djemtë dhe vajzat e AST Elbasan përjetuam një eksperiencë shumë mbresëlënëse duke lundruar me kajak në lumin Shkumbin. Në foto duket Ura e vjetër e Kamares, e ndërtuar rreth vitit 1715 si degëzim i rrugës antike Egnatia, e cila shërben si një atraksion turistik me vlera të rralla historike dhe arkitektonike për vizitorët e huaj dhe vendas”, thotë deputetja socialiste Evis Kushi.