Zjarre masive në Gjermani
Gjermania u përfshi të premten nga zjarre masive që po përhapen me shpejtësi duke detyruar evakuimin e tre fshatrave 50 kilometra në jugperëndim të Berlinit.
Deri tani nuk ka njoftime për viktima.
Policia tha se përpjekjet për të shuar zjarrin janë komplikuar nga municionet e vjetra që i përkasin Luftës së Dytë Botërore të cilat ndodhen ende të groposura në pyje dhe mund të shpërthejnë për shkak të zjarreve.
Zjarret nisën të enjten pasdite dhe u përhapën me shpejtësi nëpër pyjet me pisha të thata, duke nxitur evakuimin e fshatrave Frohnsdorf, Klausdorf dhe Tiefenbrunnen.
Fraksion.com