AktualitetTë fundit

Trafik ndërkombëtar droge me avionë; Bie në “kurth” shqiptari i arratisur

Një i arratisur shqiptar i kërkuar për trafik droge nga gjykata e Bolonjës është arrestuar në Pulsano. Feim Lamaj, 34 vjeç u ndoq pas një urdhëri të lëshuar nga Gjykata Bolonjës.

Policia vendosi nën mbikqyrje shtëpinë në qendër të Tarantos, pasi kishte hyrje-dalje të pazakontë të njerëzve: gjatë një kontrolli, fillimisht u duk se gjithçka ishte në rregull, por pas hetimeve të thelluara zbuluan se ishin në rrugën e duhur.

Gjatë kontrollit të banesës, karabinierët sekuestruan dy detektorë GPS, dy telefona celularë, një bllok shënimesh, 166.000 euro KESH si dhe një pasaportë dhe një dokument identiteti, me të njëjtin emër por mbiemër tjetër, që dyshohet se janë përdorur nga 34-vjeçari për t’u shpëtuar kontrolleve policore. Megjithatë, verifikimi përmes shenjave të gishtave bëri të mundur zbulimin e identitetit të vërtetë të shqiptarit në kërkim.

Sipas hetimit që nisi në vitin 2015, Lamaj ishte  në kërkim pasi akuzohet si pjesë e një organizate që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali me avionë ultra të lehtë. Vetëm në një rast, 120 kilogramë marihuanë iu sekuestruan grupit. Droga u kap më gusht 2015 në Ostuni të Italisë, pas transportit me një avion nga Shqipëria.

Gjatë arrestimit me Lamajn ishte një bashkatdhetar 23 vjeç, i cili është lënë i lirë.

 

Fraksion.com