AktualitetNATO/BETë fundit

Sebastian Kurz afrohet me konservatorët në Gjermani

Në një takim me partinë kristiandemokrate në Erfurt të Gjermanisë kancelarai austriak foli për nevojën e sigurimit të kufijve në BE.Anëtarët e CDU-së së kancelares Merkel vlerësuan suksesin elektroal të kancelarit Kurz.

    
Me veshje të lehta dhe sportive në këtë verë të nxehtë 3.300 anëtarë të partisë kristiandemokrate (CDU) të kancelares gjermane Angela Merkel u mblodhën të enjten (23.08)në mbrëmje në Erfurt në takimin vjetor të degës së partisë në Tyringji.

Një vit pasi Merkel vetë ishte e ftuar në këtë eveniment, tema e bisedimeve mes mes me votuesit në këtë qytet gjermano-lindor ishte një person, i ftuari i nderit sivjet kancelari Austrisë Sebasiatn Kurz.

‘Një Evropë që mbron’

Ndërsa ai doli në podiumin e referuesit pranë mikpritësit Mike Mohring, i cili kryeson grupin parlamentar të CDU-së në Tyringji, në monitorët e vendosur në sallë u shfaq sllogani “Një Evropë që mbron”.

Slloganin që është motoja zyrtare e presidencës gjashtë-mujore të Austrisë në BE e ka huazuar këtë mbrëmje edhe partia konservatore e Tyringjisë.

“Paqe, liri, siguri dhe mirëqenie”, këto e sigurojnë të ardhmen e një BE-jë të bashkuar, theksoi Kurz para auditorit.

Për kancelarin austriak, kjo do të thotë mbyllje e kufijve të jashtëm të BE-së, heqja e kuotave për pranimin e refugjatëve ndër vendet anëtare, sikurse ka porpozuar kancelarja Merkel,  ngritje e qendrave të azilit jashtë BE-së dhe refuzimi i ankorimit të anijeve, që shpëtojnë emigrantë.

Thirrje për mbylljen e kufijve të BE-së

Kur është fjala për çështjen e migrimit, Kurz gjen mbështetjen e së djathtës ekstreme siç janë Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini dhe kryeministri hungarez Viktor Orban. Ai gjithashtu ka kërkuar ndihmë nga ministri i Brendshëm konservator i Gjermanisë, Horst Seehofer, i partisë bavareze CSU si motër e CDU-së, dhe ndoshta ky ka qenë thumbimi më i madh politik ndaj Merkelit gjatë muajve të fundit.

“Kufijtë e brendshëm të Europës nuk mund të funksionojnë nëse kufijtë e jashtëm nuk funksionojnë”, tha Kurz duke u pritur me duartrokitje entuziaste nga të pranishmit.

“Ai nuk mendon vetëm për Austrinë, ai mendon për gjithçka në një nivel europian, madje edhe në nivel botëror”, tha pas fjalimit të Kurzit Jürgen, një anëtar 63 vjeçar i CDU-së.

“Është gjithashtu mirë që ai e mban hapur derën drejt Rusisë”, tha gruaja 61-vjeçare e Jürgenit, Christine. Ajo, megjithatë, nuk është një tifoze e mbylljes së plotë të kufijve të BE-së. “Ka shumë refugjatë që integrohen mirë. Ne vetëm duhet të kemi kontrolle më të rrepta”, shtoi Christine, ndërsa burri i saj tundte kokën duke mos qenë dakord.

“Model konservator i qeverisjes”

Konstantin, një elektricist 22-vjeçar, beson se Kurz mund të jetë një “model i qeverisjes” për konservatorët në të gjithë Europën. “CDU-ja pas Merkelit përsëri duhet të bëhet më konservatore”, tha ai.

Aq konservative sa të mund të merrej në konsideratë një qeveri e koalicioni me të djathtën ekstreme? Ky, ishte të paktën, vendimi i Kurzit dhjetorin e vitit të kaluar kur Partia e tij Popullore Austriake (ÖVP) gjeti një bazë të përbashkët qeverisjeje me ekstremin e djathtë të vendit, Partinë e Lirisë të Austrisë (FPÖ)  – pikërisht partinë që ai e pati përshkruar

Deutschland Erfurt Jahresempfang CDU Thüringen - Mike Möhring und Sebastian Kurz (picture-alliance/dpa/B. Pedersen)

më 2016 si “destruktive” dhe një parti që” nuk përpiqet për zgjidhje europiane”.

Por ky nuk është një koalicion i krahasueshëm me konservatorët e Gjermanisë dhe akstremin e djathtë AfD, mundi t’i rekomandojë Kurz mikut të “dashur Mike” – siç iu drejtua ai mikpritësit të CDU-së Mohring – përpara zgjedhjeve rajonale të shtetit të ardhshëm në Tyringji: “Situata ishte shumë e ndryshme në Austri”, tha Kurz.

‘Ripërtëritja e politikës’
Por kur është fjala për reformimin e konservatorëve të Gjermanisë nën hijen e performancës së tyre relativisht të dobët në zgjedhjet parlamentare të shtatorit të kaluar – pavarësisht se tani ai kryeson sondazhet – Mohring thotë se ka shumë për të mësuar nga kancelari i ri austriak.

“Kushdo që dëshiron të dijë se si mund të funksionojë” partia popullore moderne “mjafton të shikojë punën e ÖVP nën udhëheqjen e Sebastian Kurz”, tha ai duke i quajtur politikat e 31-vjeçarit “ripërtëritëse”.

‘Baby Hitler’

Por nisur nga lidhjet e Kurzit me të djathtën ekstreme, si dhe politikat e tij të rrepta të migracionit, pritej që vizita e tij në Erfurt nuk mund të kalonte pa protesta. Në një letër të përbashkët përpara kësaj veprimtarie, dega e të rinjve të partisë ekologjiste “Të Gjelbërit”, Partia Social Demokrate te qendrës së majtë (SPD) dhe Partia e Majta e përshkruan CDU-në si një “parti të palëkundur të së djathtës” dhe Kurzin e quajtën si “baby Hitler” – duke iu referuar një karikature të revistës satirike gjermane Titanic.

Por në ditën e eventit, thirrja për demonstratë duket se dështoi, pasi në të morrën pjesë vetëm disa dhjetra vetë.

“Ah,” u përgjigj Kurz, kur u pyetën për krahasimin me “baby Hitler” në një konferencë shtypi para takimit: “Nuk është mirë të kthehemi pas në krahasimet me nazistët”./DW

 

Fraksion.com