AktualitetPolitikëTë fundit

PD: Kompania e Begos mori tendera në shkelje të ligjit

Partia Demokratike thotë se biznesmeni Edmond Bego, i dënuar në Itali për pjesëmarrje në një grup kriminal ka përfituar tenderin e rrugës Tiranë-Elbasan në shkelje të ligjit për prokurimet publike.

Selia blu citon ligjin sipas të cilit persona me të kaluar kriminale nuk mund të marrin tendera me para publike.

“Ligji për prokurimin publik parashikon qartë se organet shtetërore duhet të përjashtojnë nga një procedurë prokurimi çdo ofertues, kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale”.

Ligji i prokurimeve publike ka hyrë në fuqi në 2006 dhe për demokratët është e papranueshme sesi Edmond Bego ka përfituar rreth 14 milionë Euro nga buxheti i shtetit me disa projekte publike të kryera nga kompania e tij. Opozita nuk jep të dhëna se në çfarë periudhe kompania e Begos ka fituar të drejtën nga ministria e Transporteve për të qenë nënkontraktore në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan./Tvklan

 

Fraksion.com