Life StyleTë fundit

I dha gji një fëmije; Policja shpërblehet për gjestin e rrallë

Momenti kur një oficere policie në detyrë ushqen me gji një fëmijë të vogël bëri xhiron e botës.

Celeste ishte në shërbim në një spital fëmijësh në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires.

Kur pa djalin e vogël që qante, kuptoi se ai ishte i uritur.

Oficerja që sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, kërkoi leje ta ushqente me gji.

Veprimi i veçantë u fotografua dhe bëri jehonë në mediat botërore.

Të shumta ishin komentet pozitive për Celeste Ayala-n.

Por së fundi ajo ka marrë edhe një shpërblim profesional. Oficerja përfitoi rritje në detyrë duke marrë gradën e rreshteres për gjestin e sa njerëzor aq edhe heroik.

Në një intervistë për mediat vendase, Celeste thotë se mendimi për të ushqyer fëmijën ishte një veprim spontan dashurie. Mu zgjua në çast instinkti i nënës, tha ajo.

Minsitri për sigurinë falenderoi personalisht rreshteren e re, duke thënë se ajo ishte shembulli i policisë së Argjentinën.

 

Fraksion.com