AktualitetOp-EdTë fundit

“Europës i duhet një përgjigje ndaj rrugës së mëndafshit“

Përmes rrugës së re të mëndafshit Kina po fiton gjithnjë e më shumë influencë në Europë. Për këtë arsye europianëve u duhen strategji të veta të investimeve, thotë eksperti i Kinës Moritz Rudolf në intervistë për DW.

    
Deutsche Welle: Kina që prej pesë vjetësh po ndërton rrugën e re të mëndafshit, të ashtuquajturën “Belt and Road Initiative” (BRI). Sipas të dhënave të Kinës, do të investohen gjithsej rreth një bilionë Dollarë në mbarë botën në infrastrukturë, për të zgjeruar rrugët e tregtisë dhe kësisoj për të forcuar edhe më shumë ekonominë e Kinës. Ndërkohë fundi i rrugës së mëndafshit ndodhet në Europë. Edhe në vendet si Hungaria, Greqia e në periferi të BE-së si në Mal të Zi apo Serbi është duke investuar Republika Popullore e Kinës. A ka BE-ja ndonjë kundërstrategji?

Moritz Rudolf: Unë besoj, që BE-ja ka fjetur shumë gjatë dhe tani gradualisht ka nisur të zgjohet. Mendohej se mund të vazhdonin të kishin efekt mjetet e sprovuara. Por tashmë ka një tërheqje nbga kjo logjikë dhe po punohet për një përgjigje konkrete ndaj nismës së rrugës së mëndafshit, e cila bazohet edhe në investimet në infrastrukturë.

Çfarë flet kundër projektit të rrugës së mëndafshit nisur nga perspektiva europiane?

Unë mendoj, se nëse tani synohet vetëm infrastruktura, atëherë objektivisht kjo është diçka e mirë. Por ky është vetëm një aspekt i pjesshëm i nismës. Me të synohet në fakt – sikurse bëhet e qartë edhe nga disa dokumenta zyrtare të BRI – edhe që Kina „do të vendosë standarde globale, tek të cilat të mund të orientohet bota.” Në këtë drejtim mund të thuash, se Europës po i afrohet një sfidë e madhe.

Griechenland Land und Leute Athen Hafen Pireus (Nikos Pilos)Porti i Pireut në Greqi, një investim i madh kinez

Si i vendos Kina këto standarde të veta?

Në shumicën e projekteve të infrastrukturës, që po realizon Kina në vende të ndryshme, përfshihet edhe një klauzolë: në rast mosmarrëveshjesh, do të merret si bazë e drejta kineze. Në nismën për rrugën e mëndafshit në fund ke projekte ekonomike, që realizohen në kushte tërësisht kineze, në shumciën e rasteve me ndërmarrje kineze, me punëtorë kinezë, sipas së drejtës kineze dhe në rast konflikti vendosin gjykatat kineze të arbitrazhit. E gjitha kjo në pragun e portës sonë. Shtimi i gjykatave kineze të arbitrazhit është aktualisht një nga pikërëndësat e kësaj nisme. Një hap i tillë nuk është i pazakontë. Këtë e bëjnë vendet, që duan të fuqizohen dhe Kina e bën këtë tani me një vetëbesim të madh.

A po përpiqet Kina përmes nismës së rrugës së mëndafshit të vendosë në botë edhe vlera të reja?

Standardet etike përfshihen masivisht në nismën e rrugës së mëndafshit. Madje shpesh herë ato bien ndesh me vlerat liberale në Perëndim. Republika Popullore e Kinës është një shtet autoritar dhe respektivisht ka një tjetër komportim ndaj botës. P.sh. kemi të bëjmë me raportin mes të drejtave individuale të njeriut dhe të drejtat kolektive të njeriut. Cili është qëllimi? A duhet që qytetari si individ të luajë një rol qendror? Apo synohet që „e drejta për zhvillim” të jetë synimi prioritar? Përgjigja kineze është e thjeshtë: Zhvillimi duhet të jetë në qendër të vizionit kinez të globalizimit – të drejtat individuale të njeriut luajnë një rol dytësor dhe nuk përmenden në dokumentat zyrtare të qeverisë kineze. Kjo është në kundërshtim me modelin europian. Po ashtu qeveria kineze kohët e fundit madje ka nisur të flasë që do ta përçojë në botë „urtësinë kineze” dhe përvojën.

Portugal Lissabon Chinesische Investitionen (Jochen Faget <jochenfaget@me.com>)EDP, Energias në Lisbonë/Portugali, investim kinez

A shihni një rrezik, që përmes investimeve bëhen përpjekje për influencë politike në Europë?

Në Mal të Zi raporti i varësisë nga Kina është mjaft i madh. Edhe Hungaria është një vend, që e shfrytëzon me rafinesë nismën e rrugës së mëndafshit duke i nxitur kundër njëra tjetrës BE-në dhe Kinën. Greqia vitin e kaluar në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së – ndryshe nga vendet e tjera të BE-së – nuk i kriitkoi standardet kineze të të drejtave të njeriut. Dihet se sa të mëdha janë investimet kineze në portin e Pireut. Shtetet e BE-së duhet të peshojnë mes vlerave të BE-së dhe investimeve të Kinës e kjo shpesh çon në atë, që të mendohet mirë se si duhet pozicionuar publiksiht ndaj Kinës.

Në kuadër të mekanizmit 16+1 Kina negocion edhe me vendet në Europën Qendrore dhe Lindore për investime. A mundet që në këtë mënyrë Kina të përpiqet ta përçajë BE-në?

Unë nuk besoj, që Kina përpiqet ta bëjë këtë qëllimisht, të përçajë BE-në në mënyrë që BE-ja të jetë e dobët. Këtë gjë e bëjnë vet vendet anëtare të BE-së. Pekini shfrytëzon natryisht dobësin e Europës, për të çuar përpara nismën e vet. Por sipas mendimit tim do të ishte një fitim i madh për qeverinë kineze, që të arrinte në një kompromis me Brukselin. Por aktualisht unë personalisht jam skeptik për këtë. Ndërkohë që mendoj, se Europa duhet të gjejë një përgjigje të koordinuar europiane ndaj rrugës së mëndafshit, për t’u pozicionuar si e barabartë ndaj kësaj nisme. Pas pesë vjetësh të nismës së rrugës së mëndafshti një gjë e tillë është mëse e domosdoshme./Nicolas Martin, DW

Moritz Rudolf ka studiuar juridik dhe ekonomik në Gjermani dhe në Kinë. Pas disa vjetësh punë në institutin Merics (Mercator Institute for China Studies) në Berlin ai themeloi firmën e konsulencës Eurasia Bridges. Me këtë ai do të prezantohet si ndërmjetsues neutral i dijes mes Kinës dhe Europës. Ndër të tjera ai konsulton sipërmarrjet në Kinë dhe në Europë, në mënyrë që prej nismës së rrugës së mëndafshit të mund të përfitojnë Europa, Kina dhe vendet e treta.

 

Fraksion.com