AktualitetBota+Të fundit

Dalin pamjet e sulmit ndaj policëve në Moskë

Kamerat e sigurisë kanë xhiruar momentet kur një i ri hap zjarr me pistoletë ndaj një grupi policësh përpara Ambasadës së Kamboxhias në Moskë.

Një prej policëve mori plagë në këmbë dhe u dërgua në spital. Kolegët e tij iu kundërpërgjigjën të shtënave dhe plagosën agresorin, duke e arrestuar më pas.

Sulmi ndodhi papritur, teksa grupi i policëve ishte angazhuar për të mbikqyrur zonën gjatë kalimit të një delegacioni. Autoritetet ruse thanë se motivet e ngjarjes ishin të paqarta. Sulmuesi ishte një 31-vjeçar nga rajonet ruse të Kaukazit Verior, por nuk dhanë detaje të zgjeruara mbi identitetin e tij.

Dyshohet për një akt terrorist, pasi në Kaukazin Verior ku dominon popullsia myslimane, grupet xhihadiste janë aktive.

 

Fraksion.com