Cavusoglu: Rimarrja e Idlibit në Siri do të sillte katastrofë
Ministri i jashtëm i Turqisë tha se do të ishte katastrofë të kërkohej një zgjidhje ushtarake në rajonin verior të Sirisë Idlib, një enklavë që mbahet nga kryengritësit dhe që qeveria siriane synon ta rimarrë.
“Një zgjidhje ushtarake do të ishte fatkeqësi jo vetëm për rajonin e Idlibit, por edhe në kuptimin e së ardhmes së Sirisë,” tha ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një konferencë shtypi në Moskë me homologun rus Sergei Lavrov.
Idlibi është strehë për civilët dhe kryengritësit e zhvendosur nga pjesë të tjera të Sirisë, si dhe për disa forca të fuqishme xhihadiste.
Turqia mbështet disa grupe kryengritëse në rajon dhe ka ngritur 12 pika ushtarake vëzhgimi, për të shmangur një sulm nga forcat besnike ndaj presidentit sirian Bashar al-Asad, i cili mbështetet nga Moska.
“Ku do të shkojnë 3.5 milionë civilë?” pyeti zoti Çavusoglu. “Është e rëndësishme për të gjithë ne që të neutralizojmë grupet radikale, por duhet të dallojmë civilët nga grupet terroriste”, tha ministri turk.
Fraksion.com