AktualitetBota+Të fundit

Shkallëzohet kriza politike në Australi

Kriza më e fundit politike në Australi u përshkallëzua të enjten kur Partia Liberale në pushtet mbylli parlamentin pasi kryeministri Malcolm Turnbull, humbi mbështetjen e një anëtari të rëndësishëm të kabinetit të tij, duke i hapur rrugën një sfide të dytë në drejtimin e partisë.

Kryeministri Turnbull u tha gazetarëve në Canberra se ai do të mblidhte partinë të premten, nëse do të kishte një peticion të nënshkruar nga të paktën 43 ligjvënës të Partisë Liberale. Por ai tha se nuk do të rikandidonte nëse do të kërkohej një votim i dytë për drejtimin e partisë, duke kërcënuar gjithashtu të largohet nga parlamenti.

Të martën Turnbull i mbijetoi një sfide në drejtimin e partisë me prirje konservatore, duke mposhtur ish ministrin e Punëve të Brendshme Peter Dutton në një votim 48 me 35. Votimi i thirrur nga kryeministri erdhi një ditë pas revoltës së konservatorëve të vijës së ashpër të partisë, që e detyruan atë braktisë planet për të legalizuar kufijtë e synuar të vendit ndaj atij që njihet si efekti serë.

Turnbull e akuzoi Dutton dhe aleatët e tij për “kërcënim”. Ai tha se fraksioni “i ka bindur njerëzit se e vetmja mënyrë për të ndaluar kryengritjen është që t’i dorëzohesh asaj. Por unë nuk i jam dorëzuar kurrë atyre që imtimidojnë, tha zoti Turnbull.

Më herët gjatë ditës së enjte, ministri i Financave Mathias Cormann njoftoi se ai dhe dy ministra të tjerë të lartë e kanë njoftuar zotit Turnbull se ai ka humbur mbështetjen e shumicës së anëtarëve në partisë konservatore dhe se për këtë arsye është i nevojshëm një votim i dytë për drejtimin e partisë.

 

Fraksion.com