Ja pse Meghan Markle duhet të heqë dorë nga rritja e fëmijës, pasi ta lindë atë
Është mëse normale që një çifti pas martesës t’i lindë dëshira të ketë fëmijë!
E Princ Harry e Meghan Markle e kanë shprehur këtë dëshirë, por ndryshe nga familjet normale, fëmijët e këtyre të dyve nuk do të rriten nga vetë ata.
Meghan shpesh herë është përfolur për një shtatzëni të mundshme, megjithatë këto kanë ngelur në kuadër të aludimeve.
Por kur dukesha e Sussexit të lindë, fëmija do kalojë nën kujdesin e mbretëreshës.
Të gjithë kemi dëgjuar për rregullat e çuditshme që ka familja mbretërore dhe sigurisht që të tilla do të ishin edhe ato për fëmijët.
Së fundmi mediat e huaja po shkruajnë për një ligj i cili i ka kaluar pritshmëritë dhe po i habit të gjithë.
Aty thuhet se fëmijët që sapo vijnë në jetë kalojnë direkt në kujdestarinë e mbretëreshës ose të mbretit, pasi ata duhet të kenë kontroll të plotë mbi nipërit dhe mbesat.
Në rastin e çiftit të ri fëmija i tyre do të kalojë në kujdesin e Mbretëreshës Elizabeth.
Fraksion.com