AktualitetEkonomiTë fundit

40%e bizneseve të vogla,nuk kanë llogari bankare

Shqipëria karakterizohet nga një cektësi financiare, ku përgjithësisht një pjesë e madhe e popullsisë dhe bizneseve nuk mbulohen me shërbime bankare. Por,një anketë e Bankës Botërore në lidhje me shërbimet bankare në Shqipëri e publikuar së fundmi ka gjetur se rreth 40 për qind e bizneseve të vogla nuk kanë një llogari bankare. Fenomeni i mospasjes së llogarive bankare është i përhapur edhe në bizneset e mesme dhe të mëdha pasi rreth 1 për qind e tyre kanë raportuar se nuk kanë llogari, shkruan Monitor.

Shumica e bizneseve të mesme dhe të mëdha (më shumë se 70 për qind e tyre) raportojnë se kanë tre ose më shumë llogari bankare. Vetëm 2 për qind e bizneseve mikro dhe 14 për qind e bizneseve të vogla raportuan se kishin një terminal POS. Teksa shihet se e-commerce përdoret shumë rrallë në më pak se 10 për qind në të gjithë madhësitë e biznesit.

Ndër individët, moshat më të vjetra nuk kanë marrëdhënie të mira me bankat. Popullsia mbi 65 vjeç ose më shumë, duket se ka një raport më të ulët për qasjen në llogari bankare, pasi vetëm 20 për qind e tyre kanë një të tillë, krahasuar me të rriturit që ishin 40-64 vjeç, ku 45 për qind e tyre kanë llogari.  Ndërsa popullsia nga mosha 18 deri 39 vjeç rreth 39 për qind e tyre disponojnë llogari në bankë.

Vetëm 2 për qind e popullsisë kanë raportuar se përdorin internet. Bazuar në gjetjet e anketës, 24 për qind e popullsisë së rritur në Shqipëri ka një kartë debiti dhe 3.5 për qind e popullsisë së rritur zotëron një kartë krediti. Raporti më i lartë i pronësisë së kartave të debitit është vërejtur në mes të të rriturve në moshat 30 dhe 39 vjeç (32 për qind).

Kategoritë e tjera shfaqin raporte të ngjashme të pronësisë së kartave të debitit. Mbi tre të katërtat e mbajtësve të kartave të debitit raportuan se e përdorin vetëm për tërheqje cash.

Gjatë periudhës 2015-16, niveli i ATM-ve  me (-4.2 për qind dhe -3.2 për qind, respektivisht). Konsumatorët shqiptarë raportojnë se marrin pagesat ditore në para të gatshme  në rreth 96 për qind të pagesave të kryera.

 

Fraksion.com