AktualitetBota+Të fundit

Vrasja e studentes 24 vjeçare

Një 24 vjeçar u akuzua të martën për vrasjen e studentes 20 vjeçare Mollie Tibbetts, e cila u zhduk në muajin korrik, ndërsa kishte shkuar për vrap.

Hetuesit njoftuan se ishte vetë i dyshuari që i çoi autoritetet tek trupi i pajetë, që besohet të jetë ai i studentes. Autoritetet janë në pritje të rezultateve për të bërë identifikimin e plotë.

Zyrtarët e sigurisë kombëtare thanë se i dyshuari për vrasjen, Christian Rivera, është një “person që ndodhet në SHBA në mënyrë të paligjshme” dhe se “besohet se është nga Meksika”.

Ai u identifikuan nga kamerat e sigurisë të vendosura në një shtëpi në Brooklyn të Iowa-s, ku Mollie Tibbetts u pa për herë të fundit gjallë. Trupi i pajetë i studentes u gjet i groposur nën gjethe misri, në një fushë rreth 10 milje nga Brooklyni.

Rivera, i cili u arrestua të hënën, jetonte në Poweshiek County, prej katër apo shtatë vitesh, sipas zyrtarëve të Sigurisë Kombëtare. Imigracioni i paligjshëm ka qenë një nga çështjet që ka ngritur me forcë Presidenti Donald Trump, i cili ka thënë në mënyrë të përsëritur se imigrantët e paligjshëm janë përgjegjës për shumë krime të dhunshme. Nisur nga kjo ngjarje, gjatë një takimi dje me mbështetësit e tij në Virxhinian Perëndimore, Presidenti Trump nënvizoi rëndësinë për ligje më të rrepta të imigracionit. “Ligjet e imigracionit janë të turpshme, po ne po i ndryshojmë ato”, tha Trump./VOA

 

Fraksion.com