Trump: Taksë 25% për çdo makinë që vjen nga BE-ja
Ne do të vendosim një taksë prej 25% në çdo makinë që do të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara nga Bashkimi Europian” -tha Presidenti i SHBA, Donald Trump në një takim në Virxhinian Perëndimore mbrëmë, sipas CNBC online.
Trump foli për rreth një orë, duke filluar nga një seri temash ‘të dashura’ për të, nga taksat për Kinën, në marrëdhëniet e tij të mira me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Në të njëjtën tubim, presidenti i SHBA-së nuk përmendi as ish-avokatin Michael Cohen, i cili pak kohë më parë paraqiti pranimin e fajësisë për tetë akuza në një gjykatë në Nju Jork pas një marrëveshje të arritur me autoritetet federale dhe as ish-menaxherin e fushatës së tij zgjedhore Paul Manafort, i cili në Aleksandri, Virxhinia, u dënua për tetë akuza.
Ministri i Tregtisë, Wilbur Ross, ndërhyri në një intervistë me Wall Street Journal: ka një hetim të diskutueshëm që synon të kuptojë nëse administrata Trump duhet të imponojë detyra për makinat e prodhuara jashtë SHBA, sipas Ross, e cila do publikohej brenda muajit aktual.
“Nuk është e sigurt nëse analiza do të shpallet deri në fund të muajit” -shtoi ai, por nuk përjashton “nga negociatat” që po zhvillohen me BE-në nga njëra anë, dhe Meksika dhe Kanadaja nga ana tjetër.
Dy ditë më parë, Presidenti i SHBA Trump, nëpërmjet një deklarate për Reuters akuzoi Kinën dhe Bashkimin Europian që kanë manipuluar monedhat e tyre. “Unë mendoj se Kina manipulon monedhën e tyre, absolutisht. Dhe mendoj se euro po manipulohet gjithashtu”- tha ai.
Fraksion.com