Maas do të hartojë strategji të re për raprotet me SHBA
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas mendon se duhet ndryshuar strategjia e tanishme e raporteve me SHBA-në. Berlini duhet të krijojë një pol të kundërt balancimesh në raportet me Uashingtonin.
“Nuk duhet heshtur deri në përfundimin e presidencës së Trumpit”
“Është koha për një dimensionim të ri të partneritetit tonë”, thuhet në artikullin e ministrit të Jashtëm. “Jo për ta anashkaluar atë, por për por për ripërtëritjen dhe ruajtjen e këtij partneriteti”. SHBA dhe Evropa po divergojnë prej vitesh dhe kjo jo vetëm nga ardhja e Trumpit në postin e presidentit. “Po zvogëlohet gërshetimi i vlerave dhe interesave të përbashkëta që kanë përshkuar raportet tona në dy dekadat e fundit.” Këto ndryshime mund të zgjasin edhe pas presidencës së Trumpit. Ndaj nuk është një mundësi e mirë “pritja që të kalojë presidenca e Trumpit”.
Politikani socialdemokrat flet në këtë artikull edhe për politikën amerikane të sanksioneve – si në rastin e Iranit, që i prek edhe sipërmarrjet jashtë SHBA-së, që punojnë në Iran. Qëllimi duhet të jetë “mbrojtja e sipërmarrjeve evropiane nga sanksionet amerikane”, shkruan Maas.
Berlini dhe Parisi duhet të jenë unik
Gjermania duhet të bashkëpunojë ngushtë me Francën dhe vendet tjera të BE-së, me “synim që të krijohet një sistem i pavarur i pagesave, një fond evropian i financave dhe një sistem të pavarur Swift”. Ministri i Jashtëm gjerman kërkon edhe aplikimin e tatimeve digjitale për koncernet e mëdha amerikane në Internet.
Njëkohësisht Maas angazhohet edhe për shtimin e buxhetit për sektorin e mbrojtjes, siç ka kërkuar Trump disa herë prej evropianëve dhe në veçanti nga Gjermania. Qëllimi i shtimit të financave është ngritja e nivelit të mbrojtejs në BE. “Jo për shkak të kërkesve të Donald Trumpit, por për faktin që ne nuk mund të mbështetemi si më parë tek Uashingtoni.”/DW
Fraksion.com