SportTë fundit

Pas një viti në koma, zgjohet talenti i Ajaksit

Abdelhak ‘Appie’ Nour është zgjuar nga gjendja e komës.

Talenti i Ajaksit pësoi më 8 korrik të 2017-s një kolaps kardiovaskular, i cili i shkaktoi një dëmtim të rëndë cerebral.

Ai humbi ndjenjat gjatë miqësores së Ajaksit me Werder Bremen.

Këtë të martë, Nour ka mundur të komunikojë me familjarët e tij përmes mimikës.

“Gjendja e tij neurologjike është më e mirë nga disa muaj më parë”, thotë i vëllai Abderrahim.

Përgjatë këtyre muajve, djaloshi i ri nuk është harruar as në Itali. Ish-shokët e tij të skuadrës, Justin Kluivert (sot te Roma) dhe Younes (te Napoli) kanë vendosur të mbajnë veshur fanellën me të njëjtin numër që kishte Nouri tek Ajaksi, 34-n.

 

Fraksion.com