Pallati mbretëror në Britani kërkon punëtorë, ja kushtet e punës
Të gjesh një punë në pallatin mbretëror të Britanisë së Madhe nuk është e pamundur. Në faqen zyrtare të “Buckingham Palace” mund të gjeni vende të lira pune. Të gjitha profesionet e kërkuara janë listuar në faqe, por ekziston mundësia edhe për të gjithë ata që kanë një profesion të ndryshëm nga sa kërkohet që të regjistrohen dhe të kontrollojë vazhdimisht me anë të një aplikacioni të posaçëm nëse është liruar ndonjë pozicion pune për ta.
Hidhini një sy pozicioneve të lira, shihni kushtet dhe pagën që ofrohet për secilin prej tyre.
1- Pjatalarës
Paga dhe kushtet
Për këtë pozicion rroga vjetore do të jetë 19,935.80 £ në vit. Punëdhënësi paguan gjithashtu 15% të kontributeve në skemën e pensionit. Përfshihet akomodimi dhe ushqimi. Do keni 33 ditë pushime, një skemë pensioni me 15% të kontributeve të paguara nga punëdhënësi.
Ora e punës
Orar me kohë të plotë, 5 ditë nga shtatë- nga e hëna në të diel
Kushtet që plotëson punëmarrësi
Përvoja e mëparshme nuk është e nevojshme për këtë pozicion pasi ofrohet trajnimi. Më e rëndësishmja është që ju të përfshiheni natyrshëm në ekip, të jeni i lumtur që po bëheni pjesë e tij. Të keni iniciativë dhe të punoni me kolegët tuaj për shërbimin e përditshëm. Duhet të keni parësore higjienën dhe sigurinë e ushqimit. Edhe në këtë pjesë do ketë trajnim për ju.
2- Asistent pranë zyrës së informacionit dhe shitjes së biletave
Paga dhe kushtet e punëdhënësit
Në këtë pozicion pagesa është në bazë të orëve të punës dhe është llogaritur që për çdo orë punonjësi të paguhet 10.20£
Orari i punës
Orar me kohë të plotë, më shumë se 5 ditë pune nga e hëna në të diel
Kushtet që plotëson punëmarrësi
Nëse do të keni eksperiencë, ju do jeni në gjendje t’i ofroni klientëve sa më shumë informacion dhe të shisni më shumë bileta për secilin nga atraksionet që ofron zyra. Duhet të jeni të sjellshëm dhe miqësor, për t’ju përgjigjur të gjitha telefonatave që vijnë pranë zyrës sonë. Duhet të dini të punoni në ekip. Të jeni fleksibël dhe efektiv. Duhet të keni njohuri të mira profesionale dhe kompjuterike.
3- Kujdestar në Pallat
Paga dhe kushtet e punëdhënësit
Për këtë pozicion ju do të paguheni 17,362.91£ në vit. Paketa përfshin 15% të skemës së pensioneve të kontributeve të paguara nga punëdhënësi. Përfshihet edhe vakti i drekës. Keni 33 ditë pushime të përfshira, kontribute për pension në masën 15% nga punëdhënësi. Strehim, ushqim dhe mundësi për trajnime.
Orët e punës
Me kohë të plotë 5 nga 7 ditë, nga e hëna në të diel
Kushtet që duhet të plotësojë punëmarrësi
Përvoja e mëparshme nuk është e nevojshme për këtë pozicion pasi ofrohet trajnimi. Më e rëndësishmja është që të dini të punoni në ekip. Të keni një rol mbështetës. Të jeni miqësorë, profesional dhe të komunikueshëm. Të keni aftësi të mira menaxheriale dhe planifikuese për të përmbushur detyrat e ditës. Kërkohet fleksibilitet si në punë ashtu edhe për sa i përket përshtatjes me kolegët.
4- Ndihmës-pastruese
Paga dhe kushtet e punëdhënësit
Pagesa është konkuruese dhe saktësohet se vjen gjithnjë në rritje. Do keni edhe paketa shpërblimesh. Përfshihen 33 ditë pushimi në vit, një skeme pensioni ku 15% të kontributeve i mbulon punëdhënësi. Ushqimi është i garantuar.
Orët e punës
40 orë pune në javë nga e hëna në të diel
Kushtet që duhet të plotësojë punëmarrësi
Duhet të keni përvoja të mëparshme, të jeni të përkushtuar, të organizuar. Të keni një sy të mprehtë për detajet brenda shtëpisë. Aftësia juaj e menaxhimit duhet të bëjë që të dallonimes të tjerëve, të motivoni të tjerët përreth jush. Të keni marrëdhënie të ngushta pune me kolegët tuaj. Të jeni fleksibël dhe të aftë të menaxhoni ngarkesa të ndryshme pune. Baza e punës tuaj është në Londër, por mund të lëvizni edhe në rezidenca të tjera mbretërore.
5- Nënkuzhiner
Paga dhe kushtet e punëdhënësit
Flitet për një paketë konkurruese duke përfshirë një skemë pensionesh kontributi 15%, por nuk përcaktohet saktësisht se sa. Keni 33 ditë pushimi në vit një skemë pensionesh me kontribut 15% nga punëdhënësi. Përfshihet udshqimi si dhe trajnime të ndryshme.
Orët e punës
Orar i plotë, 5 ditë pune nga shtatë, nga e hëna në të diel
Kushtet që duhet të plotësojë punëmarrësi
Ju duhet të keni përvojë në kuzhinë, të jeni të kualifikuar. Të keni aftësi udhëheqëse, planifikuese, të motivoni edhe të tjerët rreth jush. Kërkohen aftësi të shkëlqyera komunikimi, vecanërisht me kolegët. Pozicioni i punës është në Londër, por mund të përfshijë udhëtime edhe në rezidenca të tjera mbretërore.
6- Asistent në dyqan
Paga dhe kushtet e punëdhënësit
Pagesa bëhet për orë, një orë pune është 10.20£. Në këmbim ju do të shpërbleheni me një paketë gjithëpërfshirëse përfitimesh, një skemë pensionesh kontributesh 15% të punëdhënësve.
Orët e punës
Katër ditë punohet me kohë të plotë dhe 1 ditë me kohë të pjesshme. Në total janë 5 ditë pune nga e hëna në të diel
Kushtet që duhet të plotësojë punëmarrësi
Të jeni të gatshëm të arrini ekuilibrin e përsosur mes shitjeve dhe shërbimit. Të keni aftësi të mira komunikimi, vendosmëri për të përmbushur dhe tejkaluar objektivat e shitjes. Të keni aftësi të punoni në grup./javanews
Fraksion.com