AktualitetBota+Të fundit

Omarosa: Shtëpia e Bardhë u përpoq të blinte heshtjen time

Omarosa Manigault Newman, ish-këshilltare e Presidentit Trump, ka qenë së fundmi nëvëmendjen e publikut për shkak të inçizimeve të bëra në mënyrë të fshehtë të bisedave të saj me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë dhe vetë Presidentin. Skandali ka nxjerrë në dritë një fakt të panjohur më parë, atë që administrata Trump u kërkonanëtarëve të stafit të nënshkruajnë marrëveshje për ruatjen e konfidencialitetit, diçka pothuajse e padëgjuar gjatë administratave të mëparshme.

Kjo mund të jetë ajo së cilës i druhej administrata Trump, një ish-punonjëse që flet keqpër Shtëpinë e Bardhë, sikurse po bën ish-këshilltarja Omarosa Manigault Newman përtë reklamuar librin e saj. Ajo ka publikuar disa inçizime audio të bëra në mënyrë tëfshehtë, duke pohuar se njëra prej tyre është prova se zoti Trump donte që t’i mbylltegojën, pas shkarkimi të saj.

Ish-ylli i një programi televiziv po i bën reklamë librit të saj të ri me titullin “Unhinged”,në të cilit bën një sërë pohimesh të debatueshme, përfshirë dhe atë se disponon njëkasetë, ku zoti Trump dëgjohet duke përdorur gjuhë raciste.

Zyrtarët e fushatës së zotit Trump e kanë paditur zonjën Manigault Newman nëarbitrazh, duke e akuzuar për shkelje të një marrëveshjeje të vitit të 2016 për ruatjen ekonfidencialitetit. Sipas tyre marrëveshja e ndalon atë të flasë keq për zotin Trump apopër gjithçka, për të cilën ka qenë dëshmitare në Shtëpinë e Bardhë.

Nuk u befasova! Në fakt, Donald Trump-i mburret me përdorimin e procesevegjyqësore si mjet për të trembur njerëzit. Ai po përpiqet të më mbyllë gojën, ai kafrikë nga ajo që unë mund them dhe kjo është arsyeja pse i shihni këto veprime ngaDonald Trumpi“, thotë Omarosa Manigault Newman ish-ndihmëse në Shtëpinë eBardhë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders refuzoi të konfirmojë nëseadministrata Trump u kërkon anëtarëve të stafit të nënshkruajë marrëveshje për ruatjen ekonfidecialitetit.

Nuk dua t’i hyj sqarimit lidhur me atë se kush ka nënshkruar marrëveshje të tilla nëShtëpinë e Bardhë. Mund t’ju them se në shumë vende është e zakonshme qëpunonjësit t’i nënshkruajnë ato, përfshirë edhe në qeveri, veçanërisht ata që kanëçertifikata sigurie“.

Marrëveshjet për ruatjen e konfidencialitetit zakonisht përdoren në botën e biznesit përtë mbrojtur interesat e korporatave. Por zakonisht nuk aplikohet për ndihmësit eShtëpisë së Bardhë, përveç atyre që trajtojnë informacion të klasifikuar lidhur mesigurinë kombëtare.

Nuk mund të parandalosh ish-punonjës të qeverisë që të nxjerrin informacione jo tëklasifikuara, pa shkelur Amendamentin e Parë“, thotë ekspertja Lata Nott.

Shumica e studiuesve ligjorë pajtohen me atë se një marrëveshje konfidencialiteti mesShtëpisë së Bardhë dhe një ish-punonjësi, mund të jetë diçka që nuk e imponon dot meligj.

Por analistët ndahen nëse është e ligjshme apo jo që fushata Trump, konsideruar sientitet privat, të mund të detyrojë zbatimin e saj./VOA

 

Fraksion.com