AktualitetBota+TĂ« fundit

Lundrim virtual

Rreth 400 vjet më parë, eksploruesi anglez, Kapiteni John Smith lundroi nëpër gjirin e Çesapikut në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, që njihet si pellgu më i madh ujor i vendit ku uji i ëmbël nga lumenjtë dhe rrjedhat përzihet me ujin e kripur të oqeanit. Ai përpiloi hartat e gjirit dhe lumejve që derdheshin në të. Tani vizitorët mund të realizojnë një udhëtim virtual në 11 nga këta lumenj. Korrespondentja Deborah Block lundroi nëpër lumin Patuxent me një barkë të vogël të pajisur me aparate fotografike dhe kompiuter për të parë si realizohet projekti i realitetit virtual:

Në lumin Patuxent në Meriland, një ndër lumenjtë që derdhen në Çesapik, kjo barkë është projektuar dhe ndërtuar nga Ryan Abrahamsen ((Abra-HAM-sen)), themelues i kompanisë “Terrain 360”. I frymëzuar nga programi “Google Street View” që ofron pamje reale të rrugëve në qytete, Abrahamsen ka krijuar një tur virtual të lumenjve siç shihen gjatë udhëtimit me barkë. Procesi është mjaft i komplikuar:

“Kemi montuar gjashtĂ« aparate fotografike, njĂ« ndjesor pĂ«r dritĂ«n dhe njĂ« mjet orientimi fizik GPS. NĂ« pjesĂ«n e poshtme kemi njĂ« kompiuter me ekran tĂ« ndritshĂ«m qĂ« kontrollohet me prekje tĂ« ekranit. Aparatet fotografike komandohen nga kompiuteri, i cili gjithashtu regjistron tĂ« dhĂ«nat dhe pamjet, GPS-s merr koordinatat, regjistrohet presioni atmosferik, lagĂ«shtia dhe temperatura”.

Gjatë lundrimit, lentet me rreze të gjerë fotografojnë çdo 12 metra. Për të krijuar pamjet me rezolucion të lartë që ofrojnë imazhin panoramik të lundrimit, duhen qindra mijëra fotografi.

Sot, Abrahamsen i shton hartës së lumit Patuxent 200 mijë fotografi të reja nga një liman ku ai ka kapur shumë detaje të ndryshme

Udhëtimi virtual në 11 lumejtë e gjirit të Çesapikut financohet nga shoqata ambjentaliste “Chesapeake Conservancy” dhe mund të shihet në faqen e tyre elektronike chesapeakeconservancy.org:

“Donim tĂ« ofronim pĂ«r publikun informacion dhe frymĂ«zim qĂ« tĂ« dalin e t’i vizitojnĂ« lumenjtĂ«, tĂ« eksplorojnĂ« gjirin e Çesapikut qĂ« pastaj tĂ« duan ta mbrojnĂ« atĂ«,” thotĂ« presidenti i shoqatĂ«s, Joel Dunn.

Abrahamsen thotë se vizitat virtuale tregojnë bukurinë e lumenjve, por shpalosin edhe problemet mjedisore.

“Brigjet janĂ« dĂ«mtuar nga erozioni, ka ndotje, shihen derdhjet e ujit nga qytetet, shihen goma makinash. Publiku sheh gjĂ«ra qĂ« duhet tĂ« pastrohen, sheh nevojĂ«n pĂ«r t’u kujdesur pĂ«r mjedisin ku jetojmĂ«, pĂ«r ekosistemin e lumenjve”.

Lumenj si Patuxent dhe të tjerë që derdhen në gjirin e Çesapikut ndodhen fare pranë qyteteve të mëdha si Uashingtoni dhe Baltimore dhe janë një mundësi për banorët e këtyre qyteteve që të shijojnë këtë bukuri të natyrës.

“NjerĂ«zve mund t’u shĂ«rbejĂ« udhĂ«timi virtual nga shtĂ«pia apo zyra pĂ«r tĂ« planifikuar njĂ« udhĂ«tim real. Por mund ta vizitojnĂ« faqen edhe kur janĂ« duke lundruar apo kudo tjetĂ«r,” thotĂ« presidenti i shoqatĂ«s “Chesapeake Conservancy”.

Këta lumenj janë pjesë e turneut “Harta Historike e Kapitenit John Smith,” i pari tur historik në Shtetet e Bashkuara që zhvillohet plotësisht në rrugë ujore.

 

Fraksion.com