AktualitetBota+Të fundit

Kanadaja i jep fund sistemit të lotarisë për bashkim familjar

Kanadaja ka dhënë njoftimin, se do t’i jap fund sistemit të bashkimit familjar për emigrantët.

Kjo do të thotë, se prindërit nuk do mund të ribashkohen me fëmijët e tyre që kanë emigruar në këtë shtet.

Otawa ndryshoi funksionimin e ribashkimit familjar në fund të vitit 2017, në favor të një sistemi të përzgjedhjes me short i përshkruar nga shumë imigrantë si “mizor” dhe “pa zemër”.

Qeveria e Justin Trudeau sqaroi në atë periudhë se kjo reformë duhej ta bënte përzgjedhjen më “transparente”.

Rreth 95000 dosje të prindërve apo gjyshërve që dëshirojnë të vendosen në Kanada, përkrah fëmijëve të tyre, u regjistruan online në fund të 2017 për një përzgjedhje me short me vetëm 10 000 vende për t’u pranuar.

 

Fraksion.com