Floriana Garo: Dasmën në Shqipëri, por… vitin e ardhshëm
Florina Garo ka mbetur po aq e pranishme sa dikur në mediat shqiptare, edhe pse është larguar nga televizioni. Ndoshta po komentohet dhe më me interes sesa më parë, për shkak të zhvillimeve në jetën e saj private, largimi nga studioja e ‘’Jo vetëm modë’’, jeta e rë në Zvicër, ardhja në jetë e Adias, si dhe sigurisht marrëdhënia me Enisin, një personazh jo shumë i njohur për publikun.
Prej disa ditësh ish-moderatorja simpatike po shijon pushimet në bregdetin e bukur të Jonit, ku përveç se po i gëzohet kohës së çmuar në familje, nuk mund të mos binte në sy rikthimi në format e saj fizike.
Ditën e djeshme, ajo ka qenë pjesë e ‘’Pushime on Top’’ ku ka ndarë disa sekrete që nuk i dinim.
“Ka qenë e vështirë, një jetë e re, një kulturë e re, një vend i ri, një mentalitet i ri.
Njerëzit janë shumë diskretë, shumë më të mbyllur, më konservatorë dhe ka qenë një sfidë për mua. Unë nuk mund të isha modeli i gruas që thjesht do të rrija e do të shijoja. Enisi është kujdesur që mua të më krijonte një hapësirë për t’u përshtatur”, ka thënë Floriana.
Po ashtu, ajo ka treguar për njohjen me bashkëshortin dhe për planet e së ardhmes.
Moderatorja ka zbuluar se vitin e ardhshëm, ajo dhe bashkëshorti i saj, Enisi, do të organizojnë një dasmë në Shqipëri.
“Unë jam njohur me Enisin në Portofino. Ne po planifikojmë që vitin tjetër të kemi një dasmë të madhe në Shqipëri, pasi këtu kemi njerëzit tanë.
Unë jam martuar me Enisin, kemi bërë një ceremoni, tani duam të kemi diçka me njerëzit tanë”, -ka përfunduar ajo.
Fraksion.com