Serwer: Ndarja e Kosovës i ndihmon Rusisë për të rrëmbyer territore
Ndarja e Kosovës do të hapë çështjen e ndarjes nëpër gjithë rajonin, sidomos në Maqedoni, Bosnjë, Mal të Zi e Serbi dhe do ta fuqizojë kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, në përpjekjet që të rrëmbejë territore nga Gjeorgjia, Moldavia e Ukraina, thotë Daniel Serwer, transmeton Koha.net.
“Kjo vërtet do ta hapte kutinë e Pandorës”, ka thënë për gazetën e Beogradit “danas” profesori në Universitetin John Hopkins dhe eksperti për Ballkanin.
I pyetur si e komenton qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel se nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan, Serwer ka thënë se “Angeler Merkel ka goditur tamam në shënjestër”.
I pyetur nëse Thaçi e Vuçiqi do të arrijnë ndonjë marrëveshje, Serwer është përgjigjur se beson që marrëveshja të mos jetë korrektimi i kufijve.
Fraksion.com