AktualitetKosovaTë fundit

Kreu i Preshevës del kundër Thaçit: Rrezikohet jeta e shqiptarëve!

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka dalë kundër korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për gazetën “Bota Sot” ai është shprehur  se nuk pranojnë asnjë lloj ndarje dhe parcelizimi të Luginës. Sipas Arifit, për Luginën nuk është i pranueshëm asnjë lloj shkëmbimi territoresh.

“Deklarata e z.Thaçi është në përputhshmëri dhe vazhdimësi e kërkesës dhe vullnetit të popullatës së kësaj treve që prej referendumit të 1992, dhe ne e mbështesim këtë deklaratë, dhe kjo është pozitive pasi që edhe ne si komunitet jemi bërë temë në këtë fazë finale të dialogut në Bruksel, gjë të cilën kemi kërkuar tash e një vit. Ne nuk bëjmë prognozime se sa do të jenë shanset për një gjë të tillë, mirëpo ne jemi kategorik që një gjë e tillë të ndodhë si tërësi territoriale duke përfshire të tri komunat shqiptare, gjithmonë në koordinim me mbështetësit tanë bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur ai.

I pyetur më tej nëëëse mund të rrezikohet jeta e shqiptarëve me korrigjimin e kufijve, ai us shpreh se ka dy mundësi.

“Shqiprim Arifi: Ka dy këndvështrime:

a) në qoftë se ne i bashkangjitemi si tërësi territoriale nuk do rrezikohet askush pasi që e dimë se dëshira dhe vullneti i kësaj popullate daton qysh prej 1992

b) do jetë rrezik i madh në qoftë se do bëhet parcelizimi i Luginës, pasi që do mbesë një pjesë e territorit dhe disa Shqiptar në vazhdimësi nën administrimin Serb dhe si quitessenz rrezikohen të asimilohen apo të shpërngulen”, deklaroi kryekomunari.

 

Fraksion.com