Life StyleTë fundit

Ish-bashkëshorti biznesmen i Bleonës, martohet së shpejti

Edhe pse ajo është një nga këngëtaret më të bukura dhe më të lakuara në median shqiptare nuk ka mundur të gjejë dashurinë e zemrës.

Bleona Qereti ditët e fundit ka pohuar publikisht se është duke kërkuar një njeri që të ndajë jetë.

Pas divorcit me bisnezmenin nga Kosova, Gani Bardhi këngëtarja nuk ka qenë në një lidhje zyrtare.

Por nga ana tjetër Ganiu duket se ka rifilluar jetën. U tha se ai ishte fejuar me një amerikane 40-vjeçare, me të cilën vazhdon të jetë edhe sot.

Bardhi i është përkushtuar pasionit të tij për makinat, ndërsa thuhet se prej kohësh ka nisur bashkëjetesën, ndërsa është në prag të martesës me partneren e re.

 

Fraksion.com