AktualitetOp-EdTë fundit

Greqi: Shpresë për kohë më të mira

Fëmija dikur problematik i BE-së në të ardhmen do t’ia dalë pa ndihamt e BE-së. Tetë vjet pas ndihmave financiare duket se Greqia e ka marrë veten ekonomikisht. Helenët kanë megjithatë optimizëm të përmbajtur.

    
Kjo verë është mjaft e çuditshme, mendon Polyxeni Koutsantoni, pronare e një lokali në plazh në Marathon, në brigjet lindore të Athinës. “Ne qershor ne patën reshje të fuqishme, në fund të korrikut rajoni ynë bregdetar u trondit prej zjarreve të tmerrshme e megjithatë kam përshtypjen, se ka më shumë turistë që qarkullojnë dhe madje ata shpenzojnë edhe më shumë para”, thotë ajo për DW. Ndonjë ndryshim të madh nuk ka. Por sidoqoftë një frymë sezoni pushimesh si dikur, para fillimit të krizës së borxheve, është e dukshme. “Njerëzit ndihen më të lirshëm se kohët e fundit, kjo vërehet.”

Qëq prej 25 vjetësh gruaja energjike menaxhon lokalin bashkë me të shoqin. Shumica e klientëve janë grekë, por kohët e fundit në Marathonë vijnë edhe rusë e francezë. Nëse ka intesitet pune duhet të ndihmojnë në banak edhe tri vajzat. Angazhimi i personelit të ri shtesë as që shtrohet. “Pikërisht në kohë krize ne duhet t’i mbajmë kostot nën kontroll”, vëren Koutsantoni. Ajo shton më tej duke buzëqeshur, se: “Kursim i kostove dhe durim – kjo është motoja.”

Një moto, që mund të vlejë po ashtu për të gjithë Greqinë, e cila nga e hëna (20.08) del prej programit të shpëtimit në Eurozonë. Shumë politikanë në Athinë e në Bruksel e deklarojnë si të mbaruar krizën e borxheve. Por sipërmarrësja familjare nuk beson, që problemet ekonomike të vendit vërtetë janë zgjidhur. Shembulli më i mirë është turizmi, që konsiderohet si shtylla kryesore e ekonomisë greke. Në këtë degë vendi realizon një të katërtën e rendimetit ekonomik – tendenca është në rritje. Por taksat dhe shpenzimet janë të larta. “Vetëm taksa mbi vlerën e shtuar për shërbimet tona përbën 24%, këtë askush nuk mund ta përballojë afatgjatë”, ankohet Koutsantoni.

Shkurtime pafund për pensionistët

Shkurtime janë bërë veçanërisht në fushën e pensioneve. Pensionistë si Mary Tsoni, një dentiste në pension në Athinë, e cila na thotë, se ka punuar 35 vjet në klinikën e saj e po ashtu edhe në arkën më të madhe shëndetësore të vendit. Si rjedhojë ajo mund të pretendojë një pension mbi 1.000 Euro në muaj. Por qëkurse shpërtheu kriza e borxheve pensioni i saj është përgjysmuar. Shkurtime të tjera kërcënojnë për vitin 2019, e kësaj i shtohet edhe ulja e kuotës vjetore të çliruar prej tatimit. Megjithatë Mary Tsoni nuk do të ankohet: “Në një farë mënyre kam pasur fat, që fëmijët e mi të dy punojnë dhe mund t’i ushqejnë familjet e tyre”, i thotë ajo DW-së. Në këto kohë krize një gjë e tillë nuk është e vetëkuptueshme. Të tjerë pensionistë duhet të mbështesin edhe fëmijët e nipa e mbesa me të ardhurat e tyre të pakta.

Ajo vetëm mund të shpresojë, që në të ardhmen Greqia të ketë një sistem social të organizuar dhe të përballueshëm nga ana financiare, na thotë dentistja në pension. 80 vjeçarja vëren më tej, se vërtetë shumë individë apo edhe OJQ në kohën e krizës u kanë ndihmuar njerëve në vështirësi. Politika sociale megjithatë nuk është çështje bamirësie, për këtë duhet të jetë shteti përgjegjës.

Ajo nuk e ka të qartë, se me çfarë mund të përballet vendi pas përfundimit të programit të ndihmave. Por ajo e ruan optimzimin nga natyra: “Mund të bëhet vetëm më mirë. Unë dëshiroj, që të bëhet më mirë. Jo për mua, sepse unë e kam jetuar jetën. Por për të rinjtë, që duhet t’u përgjgijen detyrimeve të tyre, të rrisin fëmijët e dikur edhe ata vetë do të dalin në pension.”

Gota gjysmë plot apo gjysmë bosh?

Griechenland nach dem Rettungsprogramm (DW/G. Papadimitriou)

Kush do të jetë optimist në çështjen e Greqisë, ka arsye të mira ta bëjë këtë: për herë të parë që pas fillimit të krizës së borxheve ekonomia e vendit në vitin 2017 ka shënuar rritje të dukshme. Për 2018 parashikohet një rritje edhe më e madhe me dy përqind. Në tremujorin e parë të 2018 eksportet u rritën. Prej vitesh buxheti i shtetit shënon një të ashtuquajtur “tepricë primare”, që do të thotë zyra fiskale tërheq më shumë se sa derdh. Sidoqoftë në këtë katergoi nuk janë llogaritur edhe shlyerjet e interesave kundrejt donatorëve ndërkombëtarë. Ministri i Financave Eukleid Tsakalotos premton një tepricë edhe më të lartë deri në 5,2 përqind deri në vitin 2022 e më tej. Ky ka qenë edhe kushti për lehtësimin e borxheve për Greqinë, për të cilin u ra dakord në qershor.

Ana tjetër e medaljes është, se lehtësimi i borxheve shoqërohet me kursime të reja. E pavarësisht të gjitha nismave për reforma që nga viti 2010 barra e borxheve vazhdon të jetë 180 përqind e rendimentit ekonomik grek – një kuotë më e lartë borxhi kjo se para krizës. Pra nuk ka arsye për optimizëm? Panagiotis Petrakis, profesor në ekonomi në Universitetin e Athinës, të dhënat kontradiktore ekonomike i shpjegon kështu: “Kuotat e rritjes ekonomike dhe të tepricës primare janë dëshmia, që ekonomia greke po kthehet në normalitet, prej kësaj përfitojnë turizmi dhe ekonomia e ndërtimit. Megjithatë modeli ynë ekonomik nuk ka ndryshuar.” Nëse mbetet kështu, çështja e borxheve më së voni do të mund të përsëritej pas 15 – 20 vjetësh.

Polyxeni Koutsantoni sheh shanse për Greqinë, të paktën në biznesin e turizmit: “Greqia nuk nënkupton vetëm pushimet në plazh, por ofron shumë më tepër – që nga qendrat e shumta për sportet dimërore e deri tek turizmi fetar.”/DW

 

Fraksion.com