Balla i përgjigjet PD-së: Bego, çështja “Babale 3”
Të dielën, demokratët e përmendën me emër Taulant Ballën, duke pyetur nëse është numrit dy i PS-së, politikani që ka marrë në mbrojtje, sipas selisë blu, biznesmenin Edmond Bego, të arrestuar në Greqi për llogari të autoriteteve italiane për trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që në Shqipëri ai zhvillonte i lirë aktivitetin e tij.
Një ditë më pas, PD-ja u kundërpërgjigj me të tjera pyetje.
“Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve: Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit? Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189? A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?”, tha Enkelejd Alibeaj.
Dy pyetje, selia blu i kishte edhe për Policinë e Prokurorinë, në lidhje me qasjen e këtyre institucioneve ndaj biznesmenit Edmond Bego.
“Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, arrestohet nga policia greke, por jo nga policia shqiptare? Çfarë e pengon Prokurorinë të zbatojë ligji ‘Antimafia’ për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Mond Bego?”, tha më tej Alibeaj.
Në pritje që mbi çështjen të reagojë edhe kryeministri Rama, PD-ja thekson se misioni i saj mbetet shkëputja e krimit nga politika.
Fraksion.com