Aksident në Tiranë, 9-vjeçari përplaset nga makina
Rreth orës 17:00 të së hënës në zonën e Shkozës në kryeqytet është aksidentuar një fëmijë i moshë 9 vjeç.
Mësohet se G.H në drejtimin e mjetit AA 644 SL ka aksidentuar një fëmijë që po kalonte rrugën.
Aktualisht fëmija ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndëkohë që drejtuesi i mjetit G. H. është shoqëruar në polici ku po kryhen edhe veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale./TCH
Fraksion.com