SHBA do t’i çojnë Kolumbisë një spital-ambulator
Shtetet e Bashkuara do t’i çojnë Kolumbisë një spital-ambulator të marinës amerikane, për ta ndihmuar të trajtojë qindra mijëra njerëz që kanë kaluar kufirin, për t’i shpëtuar dhunës në Venezuelë.
Këtë njoftim e bëri Sekretari Mbrojtjes Jim Mattis, për gazetarët që udhëtuan me të nga Bogotá për në Uashington. Ai tha se mund të çohet për ndihmë anija “USNS Comfort” që ndodhet në bazën Norfolk të Virginias.
Mattis se kishte biseduar për këtë çështje me homologun e tij dhe me presidenti e ri kolumbian, Ivan Duque, të cilët e kishin mirëpritur me entuziazëm propozimin e tij.
Anijet-spial zakonisht dislokohen për t’u ofruar ndihma emergjente dhe mjekësore vendeve që ndodhen në situata të vështira, sistemet shëndetësore të të cilave nuk i përballojnë dot nevojat.
Fraksion.com