Reagime të udhëheqësve botërorë për vdekjen e Kofi Annanit
Kreu i tanishëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e përshkroi zotin Annan si një forcë udhëheqëse e së mirës. Në shumë drejtime, Kofi Annan ishte një përfaqësues i denjë i Kombeve të Basshkuara.”
Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo njoftoi se në vendin e tij do të mbahet një javë zi kombëtare “për njërin prej patriotëve tanë më të mëdhenj”. Ai tha se Annan “besonte fuqishëm tek kapaciteti i ganezëve për ta çuar vendin drejt rrugës së përparimit dhe begatisë.”
Barack Obama tha se zoti Annan “ishte një diplomat dhe humanitar që mishëronte misionin e Kombeve të Bashkuara, si shumë pak të tjerë.” Ish presidenti amerikan tha se “edhe pas një kohe të gjatë pas thyerjes së barrierave, Kofi nuk i pushoi kurrë përpjekjet e tij për një botë më të mirë dhe i kushtonte kohë motivimin dhe frymëzimit të brezit të ri të udhëheqësve.”
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley tha se Annan “ja kushtoi jetën përpjekjeve për ta bërë botën një vend me paqe” dhe “u përpoq pa pushim të mbronte dinjitetin e çdo qenieje njerëzore”.
Presidenti i Bashkimit Europian Jean-Claude Juncker tha se “mirënjohja më e madhe që ne mund t’i ofrojmë Kofi Annanit, është duke e ruajtur gjallë legjitimitetin e tij”. Ai shtoi se Annan “luftoi për t’i dhënë fund padrejtësive në mbarë botën dhe ndihmoi për rindërtimin e urave atje ku ato ishin prishur”.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara Zeid Ra’ad al-Hussein, tha se “Kofi ishte shembulli më i mirë për njerëzimin, mishërimi i mirësjelljes dhe i elegancës në sjellje. Në botën ku ne jetojmë, të mbushur me udhëheqës, që janë shumë larg këtij modeli, humbja jonë dhe e të gjithë botës bëhet më e dhimbshme se kurrë,”- tha al -Hussein.
Fraksion.com