Ministrja e Shëndetësisë foto me bikini në plazhin e Dhërmiut
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ashtu i edhe paraardhësi i saj Ilir Beqaj, nuk është mjaftuar vetëm me fundjavat në Dhërmi, por me sa duket po bën aty edhe pushimet e gjata të gushtit.
Në një plazh ku nuk ka privatësi dhe të njohin të gjithë, ministrja ka vijuar të bëjë jetën e saj e qetë, sikur të ishte një njeri i zakonshëm.
Ndërkohë, në Tiranë, zërat opozitarë nuk janë kursyer edhe në kohë pushimesh, pasi ata bëjnë herë pas here akuza për problemet e shëndetësisë, por, me sa duket, Manastirliu ka hequr spinën dhe po shijon këto ditë plazhi në relaks të plotë.
Kujtojmë se zonja, e cila u bë ministre dy herë, pasi herën e parë u largua sepse qeveria bëri konsesus me opozitën, njihet si një person i qetë dhe që përballet pa tone të larta me akuzat që nuk mungojnë për një sektor shumë jetik që ajo drejton, raporton Panorama.
Të shohim se si do të jetë kjo qasje në vjeshtë, ku priten ndryshime, të cilat deri tani janë mister.