AktualitetOp-EdTë fundit

Merkel dhe Putin: Kundёrshtarё tё besueshёm nё kohё tё pasigurta

Angela Merkel dhe Vladimir Putin takohen pёr tё dytёn herё brenda tre muajve. Atmosfera ёshtё e ftohtё, por falё Donald Trumpit ata ndёrgjegjёsohen pёr tё pёrbashkёtat e tyre, mendon Michaela Küfner.

 Formati flet qartё: deklarata para shtypit, por vetёm para takimit. Pytje nuk lejohen. Nё dhjetё minutat publike tё dyja palёt me vetёdije flasin duke iu shmangur thelbit – si njё duet i vjetёr politik. E kjo s’ёshtё aspak habi – pas mё shumё se njё dekade bashkёekzistence tё ngushtё politike.

Kur Merkel bёn fjalё pёr „pёrgjegjёsinё” e madhe politike, qё mbajnё Berlini dhe Moska nё konfliktet qendrore si Siria apo Ukraina, atёherё ajo ka parasysh nё radhё tё parё stabilitetin pёr kthimin e refugjatёve nё Siri. Kjo e zbut tensionin nё diskutimin e politikёs sё brendёshme pёr migracionin. Por nё pёrpjekjen e saj pёr ta stabilizuar Ukrainёn me furnizim gazi, ajo menjёherё merr njё refuzim nga Putini.

Sepse presidenti rus vazhdon ta cilёsojё projektin e gazsjellёsit NordStream 2 Gas Pipeline „thjeshtё si njё projekt ekonomik.” E pra mirё, edhe Merkelit iu deshёn vite pёr ta pranuar publikisht, qё njё linjё gazsjellёsё, e cila ndёrtohet vetёm pёr t’iu shmangur Ukrainёs si vend tranziti, ka njё dimension politik. Mund tё gjenden fusha „tё tjera” pёr bashkёpunimin ekonomik. Sikur tё ishte kёshtu! BE-ja ёshtё gjithsesi kundёr dhe SHBA i ka nё sirtar sanksionet kundёr Nordstream2.

Deutsche Welle Michaela Kuefner, TV Portrait (DW/B. Geilert)Michaela Küfner

Besueshmёria ka ҁmimin e vet

Kёsisoj ne cekim kёtu tё tretin e padukshёm tё kёtyre raporteve. Qёkurse Donald Trump me flakёn e tij trazuese po nxeh botёn, marrёdhёniet me Moskёn papritur nuk janё mё aq keq. Por ato ishin vёrtetё tё kёqia. Qё pas aneksimit tё Krimesё nga Moska ka qenё vazhdimisht Merkeli ajo, qё ka organizuar sanksionet e pёrbashkёta euopiane kundёr Rusisё. Por tani me Trumpin tё dy papritur konstatojnё, qё kёto kohё tё kёqia kanё qenё kohёt e vjetra tё mira tё pozicioneve tё besueshme. Nё vetvete frontet e konturuara qartё janё kthyer tani nё vlerё.

Pavarёsisht ndёrhyrjes ruse nё zgjedhjet nё SHBA, pjesёmarrjes sё mundshme tё Moskёs nё sulmin me neurotoksinё nё Britaninё e Madhe, palёt kanё nevojё reciprokisht pёr njёra-tjetrёn. Bashkarsht tani ёshtё e rёndёsishme tё shmanget dalja pёrfundimtare nga marrёveshja atomike me Iranin.

Detajet zbulohen nga nёnteksti 

Nё Berlin prej kohёsh ёshtё pёrhapur mendimi, se gjendja nё Siri mund tё stabilizohet vetё me ndihmёn e Rusisё. Madje edhe me pjesёmarrjen e sundimtarit Assad. Qё kjo nuk do tё jetё krejt e lehtё pёr Gjermaninё, Putin e la tё nёnkuptohet: teksa ai foli, se sa e rёndёsishme ёshtё, qё tё marrёsh pjesё nё ndihmat humanitare, pёr tё mundёsuar kthimin e refugjatёve – e pastaj ai pёrmendi konkretisht furnizimin me ujё. Ata njihen fort mirё me njeri-tjetrin, aq sa nё publik mjafton vetёm qё t’i lenё gjёrat tё nёnkuptohen. Por shumё partnerёve tё vjetёr pas dyerve tё mbyllura u ndodh qё tё grinden fuqishёm./Michaela Küfner

 

Fraksion.com