Kallashnikovi nxjerr armën e re për mbrojtjen e Putinit dhe shërbimet sekrete
Kompania ruse Kalashnikov ka prodhuar një armë të re, që do të përdoret ekskluzivisht nga Shërbimit të Sigurimit Presidencial dhe shërbimi sekret FSB.
“Pushka e re e njohur si AK-400 është e pajisur me një elektrik dore dhe një shënues lazer. Pushka gjithashtu mund të rregullohen në varësi të parametrave fiziologjikë apo detyrës së caktuar”, shkruan “Sputnik”.
AK-400 është një version shumë i avancuar i “Kallashit” të famshëm të njohur si AK-47.
Kalibrat janë dy llojesh: tradicionali 7,62 mm dhe moderni 5,45 mm.
Në perspektivë, me këtë armë pritet të furnizohen repartet elitë të ushtrisë ruse në këmbësori, parashutistët dhe njësitë e zbulimit.
Arma është e lehtë dhe kompakte. Ka një gjatësi prej 940 mm dhe një peshë prej tre kilogram. Ajo mundëson lëshimin e 3 plumbave me një tërheqje të këmbëzës.
Sipas një burimi të shërbimeve të sigurisë ruse, në sajë të saktësisë së përmirësuar dhe përdorshmërisë, arma e re do të zëvendësojë me sukses AK-47.
Fraksion.com