Itali: numri i viktimave nga shembja e urës arrin në 43 vetë
Numri të vdekurve nga shembja e urës në Gjenova të Italisë ka arritur në 43 vetë, ndërsa ekipet e shpëtimit gjetënt tre trupa, që mendohet se i përkasin së njëjtës familje, që figuronte e humbur.
Zjarrfikësit gjetën të shtunën në mëngjes trupat e një çifti dhe vajzës së tyre 9-vjeçare, brenda në një makinë, që ata e nxorën nga grumbulli i rrënojave të urës.
Dje u gjet trupi, i një burri në të tridhjetat dhe një tjetër i plagosur rëndë vdiq në spital.
Të gjithë personat e zhdukur pas tragjedisë së të martës tashmë janë gjetur, megjithatë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.
Të shtunën u mbajt një funeral shtetëror për viktimat, në mesin e të cilave ishin edhe dy djem shqiptarë.
Fraksion.com