AktualitetBota+Të fundit

Indi, rritet numri i të vdekurve nga reshjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura në Kerala të Indisë, është rritur në 386.

Sipas lajmeve në mediat lokale, derisa vazhdojnë evakuimet ku marrin pjesë edhe helikopterët, janë arrestuar 5 persona që nuk kanë dëshiruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Deri më tani 220 mijë persona janë vendosur në qendrat e strehimit për shkak të reshjeve që vazhdojnë që 12 ditë në rajon.

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat monsunë kanë ndikuar në 12 rajone nga gjithsej 14 të Kerala.

Këtë vit në 7 shtete të Indisë gjatë sezonit të shirave munsonë, kanë humbur jetën mbi 1000 persona.

Instituti Meteorologjik i Indisë njoftoi se prej nesër reshjet do të zvogëlojnë intensitetin.

 

Fraksion.com