VIDEO: Edi Rama nuk ka teka; Qethet në berberhanen e fshatit nga duart e një 16-vjeçari
Shumë larg karrikes së kryeministrit, por shumë afër detit që e do aq shumë Edi Rama po shijon këto ditë të nxehta gushti në prani të njerëzve të tij më të afërt .
Ashtu siç ka bërë edhe vitet e fundit, destinacioni i tij preferuar vazhdon të mbetet vila rezidenciale në Dhërmi, ku përveç notit, ushqen edhe pasionin për pikturën tek i biri, Zaho.
Megjithatë ndonëse me pushime, Rama shfrytëzon çdo moment për të promovuar turizmin dhe bregdetin shqiptar, e për këtë jo rrallëherë përdor edhe fotografi familjare apo caste nga rutina e tij e përditshme.
Videoja e djeshme ka habitur jo pak njerëz.
Ai shfaqet duke xhiruar veten tek një berber në jug, me të cilën ndan edhe bisedën e mëposhtme. Video është komentuar gjërësisht në rrjete sociale ku ka patur komente nga më të ndryshmet.
Duhet ta pranojmë që ka zgjedhur strategjinë e duhur, pasi përveç se trajton veten, promovon edhe të rinjtë punëtorë që nuk i mungojnë vendit tonë./Living