Life StyleTë fundit

Vera Grabocka dhe Linda: Nënë e bijë apo dy motra binjake?

Për shumë njerëz, rrjetet sociale janë kthyer në pasqyrën më të mirë të punës së tyre. I tillë është edhe rasti i regjisores së mirënjohur Vera Grabocka, ndonëse për hir të së vërtetës, nuk ka aspak nevojë për publicitet pasi puna e saj flet më shumë se kushdo tjetër në gjithë këto vite në television.

Megjithatë Vera, e bukur dhe e re si kurrë më parë, e përdor Instagramin kryesisht për të shpalosur jetën e saj profesionale e artistike, por duke mos ekspozuar atë personale.

Në postimin e  saj ajo ka ndarë një ndër fotografitë më të bukura me të bijën Linda Fllokon, e cila jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mesa duket Vera ka shkuar në Los Angeles në këto ditë pushimesh, e ndërsa ka shpërndarë për ndjekësit foton me vajzën, ku të dyja mbajnë veshur fustan të kuq, ndërkohë që shkruan “Buzëqeshja e saj, lumturia ime”, nën foto. Duhet ta pranojmë, më shumë se nënë e bijë, Vera dhe Linda duken si dy motra.

 

Screenshot 4

 

Fraksion.com