AktualitetTë fundit

Skandali në Jalë, AKU zbulon kushtet skandaloze në të cilat hahet dhe gatuhet në restorantet e shtrenjta të jugut

Bëni kujdes se ku zgjidhni të uleni për të konsumuar ushqimin në jug, pasi këto pamje të kuzhinave të disa restoranteve, janë të frikshme. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur të mbyllë tre lokale, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” në Jalë, pasi kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. “Panorama” njofton se ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe i është bllokuar menjëherë aktiviteti. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët”, thuhet në njoftim.

jala5

 

jala1

jala4

 

Fraksion.com