Video: Si u ekzekutuan në 7 sekonda Boran Bërçana dhe Silvana Ndoci
Është publikuar sot videoja e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci, ngjarje e ndodhur në 15 korrik.
Në videon e publikuar nga Report Tv tregohet se si vrasësit i janë dashur vetëm 7 sekonda për të ekzekutuar çiftin në prezencë të fëmijës së tyre brenda në makinë.
Në video duket qartë që autori është një dhe i vetëm.
Ai afrohet qetësisht, armën e mban të ulur në fillim dhe qëllon me dorën e majtë në anën e Bërçanës. Ish-polici ka tentuar të lëvizë makinën por goditja ka qenë e menjëhershme.
Në video mund të dallohet se autori ka qëlluar me dorën e majtë, një specifikë që dallon disa nga vrasësit profesionistë në vendin tonë.
Fraksion.com