AktualitetTë fundit

Urat e kalbura, nuk janë problem vetëm të Italisë

Ndërtimet prej betoni mund të zgjasin për një kohë të gjatë. Çatia e Panteonit në Romë është kupola më e madhe prej betoni në botë (e papërforcuar me materiale të tjera), e cila vazhdon të jetë po në të njejtën gjendje që nga koha e përfundimit të saj nga peranori Hadrian. Por edhe ndërtimet prej betoni mund të rrëzohen, dhe fatkeqësisht pasojat të jenë tragjeike.

Megjithëse është shumë herët që të dimë shkakun e rënies së urës, diçka patjetër duhet të ketë shkuar jo ashtu siç duhet me urën Morandi në Xhenova, e cila u përfundua në vitin 1967 dhe u shëmb më 14 gusht të këtij viti, me humbjen tragjike të 38 jetëve.

Të shumtë janë ata ndaj të cilëve janë drejtuar gishtat si përgjegjës të kësaj tragjedie: tek operatori i urës, tek projektuesi i urës dhe tek politikanët brenda dhe jashtë vendit. Por fatkeqësia e Xhenovës mbart gjithashtu një paralajmërim që shtrihet përtej kufijve të Italisë.

Betoni i përforcuar me metal, në të cilin mbështetej ura Morandi, është një prej formave më të shpeshta që hasen në ndërtim në ditët e sotme, dhe ndryshe nga kupola e Panteonit në Romë, betoni i përforcuar mbart disa probleme.

Përforcimi bëhet duke futur shufrat prej çeliku në të cilat mbështet ura, si në rastin e strukturës së urës në Xhenova brenda betonit.

Por çarje të vogla mund të zhvillohen në beton nga goditje të ndryshme si tërmetet, nga tronditjet nga trafiku, lëvizjet e themeleve apo shumë shkaqe të tjera. Këto çarje bëjnë që uji të hyjë brenda strukturës dhe sapo të bjerë në kontakt me metalin që ajo ka fillon ta amortizojë me kalimin e kohës. Një gjë e tillë e dobëson shumë strukturën e urës dhe mund të na çojë në fatkeqësi të tilla si ajo e Xhenovës.

Ashtu siç e përmendëm edhe më sipër, urat mund të shkatërrohen për shkaqe të ndryshme, por pasojat e një shaktërrimi të tillë janë tragjike sidomos në urat e gjata. Rreziku i përkeqësimit të betonit të përforcuar mund të përshëpjtohet nga shumë faktorë, ku një prej të cilave është edhe mjeshtëria e dobët.

Në rastin e urave të projektuara në vitet 1960, ngarkesat e vendosura mbi to janë shtuar shumë, sepse jo vetëm vëllimi i trafikut është rritur por edhe makinat dhe kamionët e ditëve të sotme rëndojnë më shumë. Moti ekstrem gjithashtu mund të ketë ndikim shumë përkeqësues në këtë drejtim, dhe sidomos përmbytjet mund të shkaktojnë edhe troditjen e themeleve.

Në rrjedhën normale të gjërave dhe pas asnjë prej ndikimeve të mësipërme, shumica e urave të ndërtuara me beton të përforcuar mund të mbijetojnë për një periudhë të gjatë kohe. Por nëse ato janë dobësuar dhe dëmtuar nga faktorë të ndryshëm dhe kjo nuk është zbuluar nga inspektimet që duhet të behen rregullisht dhe të riparohen, pasojat pastaj do të jenë fatale.

Betonizimi i botës

Edhe pse fatkeqësisht Italia ishte rasti i fundit i një prej tragjedive në lidhje me shëmbjen e urave, pyetje të shumta në lidhje me monitorimin dhe mirëmbajtjen e urës nuk duhet të drejtohen vetëm ndaj këtij shteti por ndaj të gjithë botës. Urat në të gjithë Europën, Amerikë dhe Azi po tregojnë gjithnjë e më shumë shenja të përkeqësimit. Sipas një studimi të fundit që nga viti 1999, 30% e urave ne Europë kanë defekte të llojeve të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe amortizimin.

Ndërsa sipas një raporti të publikuar këtë vit në Amerikë, më shumë se 54,000 ura nga rreth 613,000 të tilla janë cilësuar me probleme të llojeve të ndryshme në strukturën e tyre. Por këto ura të dyshimta vazhdojnë të jenë funskionale dhe madje ato kalohen rreth 174 milionë herë në ditë. Në shumë raste, strukturat prej betoni që mund të mëndoheshin se do të zgjasnin mbi një shekull, tashmë duhet të zëvendësohen pa u mbushur edhe gjysma e kësaj periudhe si pasojë e përkeqësimeve të ndryshme në strukturën e tyre.

Teknologjitë e reja do të ndihmojnë në një monitorim më të mirë të këtyre urave dhe materialet e reja do të krijojnë mundësinë për ndërtimin e strukturave më të forta, të cilat mund të rezultojnë me kosto më të ulët sesa restaurimi i tyre. Shembja e urës Morandi, tregon se ky është një problem që duhet parë më përparësi në të gjithë anët e globit dhe ndaj të cilit duhen marrë masa sa më parë të jetë e mundur.

 

Fraksion.com