AktualitetTë fundit

Shpëtoi binjaket nga duart e nënës së tyre; Kryebashkiaku Subashi i ofron punë në Bashki

Pas gjestit fisnik që bëri me shpëtimin e dy motrave binjake që nëna e tyre po tentonte ti mbyste në lumë, për të cilin tani nga qytetarët quhet edhe hero, vjen dhe vleresimi për djaloshin që shpëtoi në lumin Seman dy të miturat.

Sot Ardimir Murataj është vlerësuar nga Kreu i Bashkisë Fier Armando Subashi me certifikatë mirënjohje si dhe i është ofruar një vend pune në bashki, raportojnë mediat lokale, sic e shihni edhe në videon më poshtë.

Subashi ndër te tjera i ka thene: “E ndieja për detyre që të paktën te vije 5 minuta këtu e ta shprehja gojarisht falenderimet për atë akt që ke bërë”.

 

Fraksion.com