Life StyleTë fundit

Rudina Magjistari: Ja sekretet e lumturisë sime

Për Rudina Magjistarin, pushimet janë i vetmi moment ku mund të shijojë plotësisht kohën e lirë me Mia luleqengjin dhe bashkëshortin e saj, Xhavitin.

Impenjimi në televizion dhe në biznesin që drejton prej shumë vitesh bëjnë që moderatorja e duhur të kalojë shumë larg tyre, kështu që çdo moment së bashku është një mënyrë e mirë për të kompensuar mungesat, kuptohet me arsye, gjatë gjithë vitit.

Megjithatë, ndonëse ka marrë pushimet Rudina nuk ndal në asnjë moment së komunikuari me ndjekësit.

Ashtu si edhe për shumë personazhë të tjerë, Instagrami është rrjeti i saj social i preferuari ku poston vazhdimisht momente nga ditët verore, por edhe për të përcjellë mesazhe pozitive me ndjekësit.

Rudina e ka pranuar gjithmonë se është një grua me fat dhe shumë e lumtur. Lista është mjaft interesante, mund t’i hidhni një sy më poshtë.

rudina 1534428108 3963892

1.Flini sa më shumë.
2.Gjeni kohë për t’u marrë me aktivitet fizik.
3.Pini sa më shumë ujë.
4. Konsumoni sa më pak sheqer.
5. Mos reshtni së mësuari.
6. Lexoni dhe shkruani sa më shumë.
7.Sa më pak rrëmujë.
8.Bëni vepra të mira rastësisht.
9. Mos iu përgjigjni negativitetit
10. Kaloni sa më shumë kohë të vyer me familjen.
11.Tregohuni mirënjohës.

 

Fraksion.com